Dështim pas dështimi, zhgënjim total i Kombëtares së Kosovës në futboll

Kultura

Dështim pas dështimi, zhgënjim total i Kombëtares së Kosovës në futboll

Nga: Ismail Muçiqi Më: 7 shtator 2024 Në ora: 12:19
Ismail Muçiqi

Ajo që shikuam mbrëmë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë ishte zhgënjimi më i madh i 13 mijë shikuesve që ishin tubuar për ta përcjellur ndeshjen futbollistike ndërmjet Kosovës dhe Romanisë. Kemi shkruar edhe më parëë se euoforia, folklorizmi janë armiqët më të mëdhenjë të një shoqërie e cila jeton në Botën e ëndrrave duke besuar ne imagjinatën e dëshirave pa u bazuar në realitetin e mundësive dhe vlerave të vërteta.

Mendoj se njëherë e përgjithmonë kjo shoqëri duhet të këndellet dhe të vetëdisohet për ta thënë të vërtetën me qëllim të ndryshimit të gjendjes në të gjitha sferat e jetës të cilat po ja zënë frymën Shtetit të Kosovës. Reprezentacioni Futbollistik i Kosovës është i komponuar nga lojtarët të cilët dështuan në vazhdimësi duke mos i përmbushur kërkesat e simpatizuesve të Futbollit gjithandej ku jetojnë Shqiptarët e Kosovës e më gjerë. Edhe laiku më i madh i Futbollit do të thotë se përpos Rrahmanit dhe Zhegrovës asnjë nga futbollistët tjerë nuk meritojnë të jenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës.

Loja e mbrëmshme pasqyrojë gjendjen e mjerueshme në përgaditjen e skuadrës në aspektin psikofizik si dhe në koceptin e lojës e cila më së paku i përngjau një ekipi Kombëtarë. Nuk mund të priten rezultate kur Federatën e Futbollit e udhëheqin bodigardët, klanet biznesore të cilat janë të lidhura me mafinë ekonomike të cilët përmes mënyrave më të ndryshme abuzive kanë depërtuar në organet kryesore të Federatës së Futbollit të Kosovës. Federata e Futbollit është e përbërë nga individët të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me sportin e aq më pak me zhvillimin dhe strukturimin e Futbollit Kombëtar.

Përgjegjësinë kryesore e mbanë Ministria e Sportit dhe Kulturës e cila është bartëse e zhvillimit të politikave të Sportit në Kosovë. E për këtë përgjegjës kryesorë është Ministri Hajrullah Qeku i dashuruar në vetëveten i cili është mbyllur në kafazin e Kabinetit të Ministrisë së tij, pa u brengos fare per rezultatet e dobta dhe gjendjen ne Federatën e Kosovës. Duhet theksuar se reprezentacioni i Kosovës humbi nga Rumania nga një Shtet i cili renditet në vrimën e fundit të kavallit në Evropë. Ky është turpi më i madh për të cilën do duhej të skuqen të gjithë lojtarët, trainerët deri tek kreu i Federatës së Futbollit. Është koha e fundit që Institucionet përgjegjëse të Shtetit përkatësisht Ministria e Sportit dhe e kultures sa më parëë të ndërmarrin hapa konkret për reformë (shokë terapi) në Futbollin e Kosovës. Kosova ka pasur dhe ka talent dhe ekspertë të Futbollit e këtë e kanë dëshmuar gjeneratat e ndryshme qysh para 30 vitesh që ishin skuadrat e Futbollit Prishtina, Trepqa, Vllaznimi e shumë e shumë ekipe tjera të cilat krahasoheshin me elitën e futbollit të Republikave në ish Jugosllavi.

Deri kur Kosova të importojë selektorë dhe trainerë (pensionistë) të cilët vijnë nga Shtetet e ndryshme e të cilët nuk kanë kurrfarë historie të veqantë në Futboll?!. Ka ardhur koha që më në fund njerëzit që e dojnë vendin kanë dije, përkushtim e të cilët dojnë të avancojnë Futbollin në Kosovë të vijnë sa më parëë në shprehje për ta ndryshuar gjendjen për të mire në këtë sportë. Kjo mund të bëhet nëse ja dojmë të mirën Shtetit të Kosovës duke marrë përgjegjësi Institucionet legjitime të Shtetit përmes shokë terapisë në strukturat e Federatës së Futbollit të Kosovës. Nën 1 mendojë se reprezentacioni i Kosovës duhet të formohet sa më parëë nga futbollistët vendor të cilët janë pjesë e Super Ligës së Kosovës dhe nga talentet tjerë që dalin nga skuadrat tjera të Futbollit në vend. Po ashtu sa më parë tu ipet mundësi ekspertëve – trainerëve të Futbollit të cilët kanë përgaditje profesionale shkollore e të cilët janë ligjerues në Institucionet e larta të shkollimit në sferën e Futbollit e të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për ndryshimin e gjendjes në Futbollin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat