Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj.
Shfaqje “Tartufi” mori çmimet për shfaqje më të mirë të festivalit, për regjin më të mirë të bërë nga Qëndrim Rijani, për rolin më të mire dytësor femër të luajtur nga Aurita Agushi, për rolin episodik, Alban Shahiqi dhe për çmimin e kostumografia më e mirë i takoi Yllka Brada për shfaqjen “Tartufi dhe për shfaqjen “Kamarja e turpi” e Teatri Kombëtar i Kosovës
Regjisori i shfaqjes “Tartufi”, Qëndrim Rijani ka thënë se për të arritur këtë sukses është bërë një punë e madhe.
“Kemi bërë një punë realisht të madhe për të arritur deri tek shfaqja “Tartufi”. Teksti i vështir, autori i vështirë, kështu që ky është prezantimi i parë në festival me “Tartufin” dhe me këtë prezantim të parë ia dolëm”, ka thënë ai.
Çmimi aktorja më i mirë i takoi, Suels Bako për shfaqjen “Çifti i Hapur” të Teatrit nga Gostivari. Kurse çmimi aktori më i mirë e fitoi, Ernest Malazog për rolin në shfaqje "Audienca" nga Teatri i Prizrenit.
Aktori Ernest Malazogu, ka thënë se nuk është hera e parë që vlerësohet në Ferizaj,
“Sa herë që vijë këtu ndihem shumë mirë për traditën që e ka ky festival, për publikun e mrekullueshëm që asnjëherë nuk e tradhton festivalin. Por çka është më e mira është se në teatri “Adriana Abdullahu” e vlerësojë shfaqjen e “Bekim Fehmiu” nga Prizreni”, ka thënë ai.
Çmimi i publikut i takoi shfaqjes "Togeri i Inishmorit" të Teatrit të Ferizajt. Kjo shfaqje e cila fitoi edhe çmimin special.
Çmimi ylli në ardhje i takoi aktores, Albina Krasniqi për shfaqjen “Charles III” nga Qendra Multimedia.
Çmimi për rolin e dytë mashkull i takoi Ylber Bardhit, për shfaqjen “Kamarja e turpit “ nga Teatri Kombëtar i Prishtinës. Kurse fitoi çmimin për skenografin më të mirë e fitoi, Enes Deari për shfaqjen “Mishi i egër” Tetari Shqiptar i Shkupit.
Në edicionin e 54- të Festivalit të Teatrove u paraqiten 8 shfaqje nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.