Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku është takuar sot me anëtarët e grupit të njohur muzikor “Gipsy King”.
Çeku u shpreh se takimi me ta ishte i këndshëm dhe se diskutuan për kulturën e trashëgimin kulturore të tyre.
“Sonte, në Hardh Fest, do të performoj një prej bendeve më të njohura botërore, Gipsy Kings. Ishte kënaqësi e veçantë takimi me ta, një diskutim i këndshëm për artin, kulturën dhe trashëgiminë që ata përfaqësojnë.
Gipsy Kings janë gati që sonte të sjellin hitet e tyre për publikun e vendit tonë dhe të dhurojnë një performancë fantastike”, tha Çeku.