Qeveri se jo mahi

Kultura

Qeveri se jo mahi

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 shtator 2024 Në ora: 11:26
Adem Bytyçi

Rroga minimale 350 Euro

Dhe pensionet qesharake

Janë lajme t'këqija

Për popullatën e Kosovës.

Kështu sic kanë filluar

Qeveritë njëra, pas tjetrës

Pas luftës

Duke menduar 

Më shumë për veti

Dhe aspak për qytetarët

Tmerrësisht

Janë duke e bërë

Shpopullimin e Kosovës.

Dikur kishim t'drejtë

T'ankoheshim

Se tjerët 

Me metoda diskriminimi

Dhe presekutimi

N'a shpopullonin vendin

Ndërkaq sot 

Kujt t'i ankohemi

Politikanët tanë

Po e shpopullojnë vendin

Duke i detyruar qytetarët

Që ta lëshojnë Kosovën

Për shkak t'këtyre rrogave

Dhe pensioneve mizerabël.

Kosova ka resurse

Për ta frenuar 

Shpopullimin e vendit

Sikur qeveritarët 

Mos t'i kontribonit

Hajnisë dhe korupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat