Rroga minimale 350 Euro
Dhe pensionet qesharake
Janë lajme t'këqija
Për popullatën e Kosovës.
Kështu sic kanë filluar
Qeveritë njëra, pas tjetrës
Pas luftës
Duke menduar
Më shumë për veti
Dhe aspak për qytetarët
Tmerrësisht
Janë duke e bërë
Shpopullimin e Kosovës.
Dikur kishim t'drejtë
T'ankoheshim
Se tjerët
Me metoda diskriminimi
Dhe presekutimi
N'a shpopullonin vendin
Ndërkaq sot
Kujt t'i ankohemi
Politikanët tanë
Po e shpopullojnë vendin
Duke i detyruar qytetarët
Që ta lëshojnë Kosovën
Për shkak t'këtyre rrogave
Dhe pensioneve mizerabël.
Kosova ka resurse
Për ta frenuar
Shpopullimin e vendit
Sikur qeveritarët
Mos t'i kontribonit
Hajnisë dhe korupsionit.