Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku të cilën e ka quajtur “super lajm”
Postimi i plotë:
Super lajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë
Ansambli Kombëtar SHOTA fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.
Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit.