Një deklaratë e para disa ditësh e kryetarit të Gjykatës kushtetuese të Maqedonisë zotit Darko Kostadinovski në lidhje me rishqyrtimin e pozitës kushtetuese të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë fill pas dhënies së mendimit për këtë ligj nga ana e Komisionit të Venedikut i nxiti gjakrat e përfaqsuesve të partive politike të pozitës, e në veçanti opozitës duke e sulmuar koalicionin VLEN për kinse mospasjen e aftësive për mbrojtjen e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe prej partnerit të tij të koalicionit VMRO-DPMNE.
Historia na mëson se i ashtuquajturi Front evropian shumënacional, përfshi këtu edhe bullgarët me 35 00 qyetarë në Kushetutë dhe një numër të madh funksionarësh shtetëror maqedonas me shtetësi bullgare, me disa pjesë të disa popujve me nga 850-900 qytetarë të përkrahur fuqimisht nga funksionari azilant Gruevski e mbaruan me turp mandatin e tyre politik duke shpallur dhe ndare tendera, duke punësuar motra, vajza ,djem e dhëndorë dhe familjarë në MEPSO, M_NAV dhe prokurori e gjyqësi, duke e privatiizuar dhe partizuar shtetin e jo të merren me statusin e gjuhës shqipe për të cilën gjë populli shqiptar edhe i kishte votuar.
Opozita e cila pas 23 vitesh të gjata të “ mjaltit” rëndë e përjeton të mos qenunit afër kosheres së mjaltit qeveritar dhe lëpirjes së gishtave që dalin nga ai mjaltë, po përpiqet ta bind qytetarin e rëndomtë se çfarë e keqe e ka “gjetur” shqiptarinë me ikjen e këtyre “patriotëve evropianë” multietnik nga pushteti monoetnik pa bullgarët në Kushtetutë dhe gjuhën shqipe “të rrezikuar “ nga ish partnerët e tyre qeveritarë, udhëhequr nga Gruevski pastaj nga Zoran Zaev, ish kryeministri maqedonas me shtetësi bullgare (siç shkruajtën disa portale).
Ishin këto vite të bujshme ku çdo i dyti funksionar i BDI-së prej brekëve me arna kaloi në kostume “Boss”, shtëpia të stilit evropian dhe luks parisien dhe vila si dhe qëndrime në resortet më të shtrenjta botërore.
Dhe të gjitha këto i bënë pasi i gënjyen shqiptarët se ata mëtojnë të bëjnë bashkimin e shqiptarëve dhe “çlirimin” e tyre nga sllavët.
Për ta kuptuar këtë më mirë do të mundohem të bëjë një retrospektivë të ngjarjeve të historisë së “ shqipes zyrtare” në Maqedoni si dhe shqiptarëve popull shteëformues sië shpesh e afirmonte Tirana zyrtare e Edi Ramës.
Më 17 korrik 2001 televizioni A1 informon se të dërguarit special të BE dhe SHBA Leotar dhe Perdju e dorëzuan versionin e fundit të platformës së tyre për ndryshime kushtetutare. "
Sa më kujtohet, gjë që mund të vërtetohet edhe në materialet arkivore të televizioneve, Leotar dhe Perdju atëbotë mbajtën një konferencë për shtyp ku e sqaruan platformën e bisedimeve.
Sipas propozimeve të tyre gjuha shqipe e merr statusin e gjuhës së dytë zyrtare. Këtë Perdju e arsyetoi edhe si mirënjohje të tyre ndaj kryetarit të PDSH-së Arben Xhaferi për bashkëpunimin dhe dëgjueshmërinë e tij me komunitetin ndërkombëtar në kohën kur PPD dhe kryetari i saj Imer Imeri nuk ishin shumë bashkëpunues dhe refuzonin t’i dënojnë udhëheqësit e konfliktit dhe refuzonin t’i shpallin terroristë,
Perdju agresiv kishte respekt të madh për Arbërin dhe bashkëpunonte vetëm me te, Havier Solana e çmonte Imer Imerin si njeri të sinqertë përderisa Leotar kishte bashkëpunim të ngusht me mua në bazë të frankofonisë dhe pozitës sime si zavendësministër i jashtëm.
Propozim-zgjidhja për çështjen e gjuhës (i cili propozim praktikisht do të thoshte shpallje e gjuhës shqipe për gjuhë të dytë zyrtare), e solli dialogun në krizë sepse paraprakisht kishte një qëndrim të pranuar gojarisht nga përfaqsuesit e luftës që Maqedonia të shpallet shtet unitar.
Shqipja, gjuhë e dytë zyrtare faktikisht i hapte dyert federalizimit të shtetit, gjë që maqedonasit e kundërshtonin me ngulm.
Propozimi që mbrëmë e dhanë Leotar dhe Perdju ishte i papranueshëm për VMRO-DPMNE dhe LSDM. Kryetari Boris Trajkovski me bisedat telefonike me disa shtetarë botëror u ka sqaruar se ajo çka e ofrojnë lehtësuesit Leotar dhe Perdju faktikisht do të thotë federalizim i shtetit, se është jashtë kornizës së dialogut bazë e të cilit janë propozimet e Badinter.
Paralelisht këtyre deklaratave një grup i madh prej 500 intelektualësh maqedonas hartuan një Memorandum kundër propozimit të paraqitur për shpalljen e shqipes gjuhë të dytë zyrtare dhe kërkuan nga presidenti Trajkovski dhe partitë politike maqedonase ti ndërpresin bisedimet.
Draft versionin e fundit mediumet maqedonase si dhe intelektualët e politizuan në paskajshmëri si problematik dhe draftin si një mbështetje të hapët e lehtësuesve Leotar dhe Perdju kërkesave shqiptare dhe si një dështim të platformës Badinter mbështetur fuqishëm nga partitë politike maqedonase dhe si një mundësi shkatrimi të shtetit.
Kryeministri Georgievski shkoi edhe më tej në cilësimet e tia duke deklaruar se kjo platformë është ofruar në "stilin e kaubojve" nga ana e përfaqsuesve Leotar dhe Perdju. Kjo ka qenë data më kritike e vazhdimit të bisedimeve maqedono-shqiptare në vitin 2001.
Shtatëmbëdhjet vite më vonë ambasadori Pardew boton librin e tij "Krijuesit e paqës: lidershipi amerikan dhe fundi i gjenocidit në Ballkan" ( Peacemakers: American Leadership and the End of Genocide in the Balkans) ku një kaptinë ia përkushton edhe nënshkrimit të Marrëveshtjes së Ohrit. Sipas tij si kusht për tu arritur paqa në Maqedoni kanë qenë dy kushte: statusi plotësisht i barabartë i gjuhës shqipe me maqedonishten dhe fuksionimi i policisë lokale si dhe disa probleme sekundare siç ka qenë edhe Preambula e Kushtetutës.
Një kokëdhimbje të posaçme ka shkaktuar statusi zyrtar i gjuhës shqipe për të cilin edhe vetë Pardew ka pasur dilema se a duhet të jetë ashtu dhe për të cilin pala maqedonase as që ka dashur të diskutojë.
Kthesa në bisedime është bërë, shkruan Pardew, (që e dëshmon edhe Imer Imeri në intervistë e që edhe ambasadori francez Terral ma pat thënë në Luksemburg në vitin 2010) më 16 korrik 2001 në ditën e festimit të pavarësisë franceze kur pas kritikave të ashpra drejtuar Arben Xhaferit nga ana e Pardew se shqiptarët kanë parashtruar kërkesa joreale ky i fundit ka pranuar të bëjë lëshime dhe pranojë pozicion më të dobët të gjuhës shqipe dhe të tërhiqet nga kërkesa për kontroll të tërësishëm të policisë lokale.
"Shqiptarët pranuan draft-tekst me të cilin shqipja bëhet gjuhë e dytë zyrtare por jo të niveli të njejtë. I thashë Xhaferit se poqese më jep garanca se të gjithë liderët shqiptarë do ta pranojnë propozimin, do t’ia ofrojmë kryetarit si shansë më të mirë për marrëveshtje. Disa orë më vonë Xhaferi u paraqitë me garanca....megjithatë për shqiptarët statusi i gjuhës së tyre ishte prioritet parësor..." ( Pardew, 2018).
Më 29 korrik 2001 liderët shqiptarë Imer Imeri dhe Arbën Xhaferi tentojnë ta bindin kryetarin Trajkovski që ta pranojë statusin e barabartë zyrtar të shqipes me maqedonishten si kusht për çarmatimin e UÇK-së por ai e refuzon këtë. Në mbrëmje të 29 korrikut pala shqiptare pranon kompromisin që GJUHA SHQIPE TË KETË STATUSIN E GJUHËS ZYRTARE POR QË NË TEKSTIN E MARRËVESHTJES MOS QËNDROJ SINTAGMA "GJUHA SHQIPE" (por 20%). Më 31 korrik 2001 të dy palët e pranojnë kompromisin e gjuhës por Georgievski kërcënon me lëshimin e bisedimeve.
Me mbarimin e bisedimeve shqiptaro-maqedonase teksti I Marrëveshtjes së Ohrit në pikën 6 të titulluar “edukimi dhe përdorimi I gjuhëve” duket si vijon
. Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase. 5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, po ashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B.
Këtë pjesë të Marrëveshtjes së Ohrit forcat politike nqë e negocuan Marrëveshtjen (PDSH dhe veçanërisht PPD)uk e quajtën ndonjë fitore të madhe politike mor pjesë të kompromisit për ndarjen e luftimve dhe fillimin e paqës.
Mbarimi I konfliktit ishte imperative ynë sepse lufta zhvillohej në tokat e banuara me shqiptarë ku artileris maqedonase shkatroi mbi 15.600 shtëpi banimi dhe jetën humbën një numër I konsiderueshëm I të rinjëve.
Gjuha jonë sa e mirë, Sa e ëmbël sa e gjerë, Sa e lehtë sa e lirë’