Bëhen disa zbulime arkeologjike në një fshat të Suharekës

Kultura

Bëhen disa zbulime arkeologjike në një fshat të Suharekës

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 14:14
Zbulimet arkeologjike

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për zbulime të reja dhe të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin e Hisarit në Suharekë.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se janë gjetur kallëpe për prodhimin e stolive, po ashtu enëve.

“Lokaliteti arkeologjik në Hisar të Suharekës, një arkivë për studimin e prehistorisë së Kosovës dhe të Ballkanit. Gjatë gërmimeve në afërsi të këtij lokaliteti janë gjurmuar zbulime të rëndësishme që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit. Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve”, thuhet në postimin e tyre.

Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat