Atdhetari Adem Gllavica, me pendë dhe pushkë për çlirimin e atdheut

Kultura

Atdhetari Adem Gllavica, me pendë dhe pushkë për çlirimin e atdheut

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 11 shtator 2024 Në ora: 08:36
Adem Gllavica

Atdhetari Adem Gllavica u lind në fshatin Gllavicë në vitin 1916, fshat ky mbi Shpellën e Gadimës, komuna e Lypjanit. Ademi u rritë nën përkujdesjen e xhaxhait të tij, meqë atij që herët i kishte vdekur babai. Ademi shkollën fillore e kreu në fshatin Llugaxhi, në gjuhën serbe, në vitin 1928, ndërsa Medresën e kreu në qytetin e Shkupit të quajtur “Medresja e Aleksandrit”. Atdhetari Adem Gllavica i kishte vazhduar studimet në Universitetin e Zagrebit për agronomi. Ademi gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore (LDB), kreu detyrat me përgjegjësi si prefekt i komunës së Ferizajt, pastai ai punojë profesor në Normalën “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Atdhetari Adem Gllavica ishtë i pandalur për çlirimin e viseve të okupuara nga regjimet e ndryshme të armiqve fqinj, ai në vitin 1943 ishte zgjedhur, kryetar i Komitetit të Rinisë Nacionaliste Shqiptare të Mbrojtjes së Kosovës, nga Kryesia e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Atdhetari Adem Gllavica më 1 dhjetor të vitit vitit 1944, në shatin Tërpezë komuna e Vitisë, u zgjodh komandant i Shtabit Suprem të Kosovës, ndërsa mejhërë më 2 dhe 3 dhjetor, po të këtij viti, ishte ndër drejtuesit kryesor të sulmit për çlirimin e Ferizajt.

Një pjesë e udhëheqjes politike dhe ushtarake, në fund të nëntorit të vitit 1945, kakoi në Greqi, pra, Ademi me disa qindra ushtarë kaloi, nëpër malet e viseve të ndryshme të ish-Jugosllavisë, në Greqi. Adem Gllavica në Greqi formoi Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare LNDSH/Nr.1, përmes Komitetit Qëndror (KQ) të LNDSH-së në Shkup, ai mbante lidhje me LNDSH/Nr.2, që vepronte në malet e Kosovës, të cilën e udhëhiqte Ajet Gërguri, Gjon Sereçi e të tjerë. Adem Gllavica edhe në Greqi veproi për bashkimin e trojeve shqiptare në një Shqipëri Etnike. Ademi më vonë kaloi në Australi, atje kryesisht u mor me veprimtarinë profesionale shkencore në fushën e agronomisë, pa e harruar asnjëher veprimtarinë për çlirimin e atdheut.

Adem Gllavica ndërroi jetë në vitin 2001. Pushoft i qetë në dritën e pashterrshme në amshim. Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Adem Gllavicës dhe të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për çlirimin e atdheut!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat