Vidh të vjedhim, se ka për të gjithë

Kultura

Vidh të vjedhim, se ka për të gjithë

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 shtator 2024 Në ora: 15:43

Për fatin e keq

Pas luftës

Kosova është  ballafaquar

Me një MAXIMË

Kaq gojë flliqtë:

Vidh t' vjedhim

se ka për t' gjithë"

 

Këtë MAXIMË

E zbuluan politikanët

Për t'ia vjedhur

Pasuritë e Kosovës

Duke shndërruar Kosovën

N' bahçe t' babës

I blenë ,

shiten dhe stërshiten

Tokat e Kosovës

Me çmime

Edhe qesharake

Edhe mizerabël.

Nëse nuk i jepet fund

Kësaj MAXIME

KOSOVA

Kurrë nuk do t' jetë e pasur

Dhe populli Kosovës

Do t' vazhdojë

T' jetë për herë

I varfër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat