102 vjet nga Kongresi i Beratit që shpalli Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare

Kultura

102 vjet nga Kongresi i Beratit që shpalli Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare

Nga: Pirro Prifti Më: 12 shtator 2024 Në ora: 06:14
Kopertina e librit

Prof. Arben Gjates, mikut tim, për të Madhin Fan Noli me rastin 102 vjetorit të Kongresit të Beratit ku Kisha Orthodokse shqiptare u shpall AUTOQEFALE dhe u shkëput praktikisht nga kisha greke, dhe në 1937 u shkëput edhe juridikisht. Këtë ngjarje KOASH nuk e Përmend.

Në librin tim te ri “ Autoqefalia e Fan Nolit përballë KOASH te Kryepeshkopi Anastas”, të sapo botuar nga Shtëpia Botuese DUDAJ, është folur hollësisht për këtë problem.

Më 10 shtator 1922 filloj Kongresi në Berat për vendosjen e Autoqefalisë së Kishës shqiptare orthodokse duke e ndarë atë nga Kisha greke Beratit i cili zgjati mbi 2 javë. Ky kongres u iniciua nga vepra e të madhit Fan Noli i cili që më 1908 në SHBA Boston ngriti Kishën Autoqefale orthodokse dhe foli për herë të parë shqip. Po ashtu në 1914 në Durrës predikoi për herë të parë në shqip por në oborrin Kishës së Shën Spiridonit, se prifti grek nuk e la të predikonte shqip brenda kishës.

Fan Noli nuk ishte në kongresin e Beratit në 1922, por idea e Nolit për Autoqefaline u miratua nga Kongresi dhe me 21 nëntor 1923 u zgjodh nga ky kongres si Peshkop i Korçës dhe Mitroolit i Durrësit, f.118 e librit.

Në kongresin 3 të Autoqefalise në Korçë ne 1929, Fan Noli u zgjodh Mitropolot i Durrësit dhe mbeti përjetë ideatori i Kishës Autoqefale orthodokse shqiptare.

Ishte Noli dhe askush tjetër që predikoi për herë të parë SHQIP në SHBA 1908, në 1911 në Bukuresht, në 1911 në një qytet Bullgarisë ku takoi edhe familjen, ne 1914 Durrës, dhe ato që thashë më lart.

Ata që duan të eklipsojnë nuk janë gjë tjetër veçse grekafone që për të marrë një pension apo një rrogë, hedhin dyshime për këtë figurë të madhe patriotike.

Orthodoksia shqiptare mbetet Fan- Noliste dhe kërkon rehabilitimin e kësaj figure Poliedrike si dëshmor i KOASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat