Oazë e perënduar

Kultura

Oazë e perënduar

Nga: Vjollca Aliu Më: 12 shtator 2024 Në ora: 16:02
Autorja Vjollca Aliu

Buzë detit isha shtrirë

Me sy mbyllur po qëndroja

M'u afrove, në emër më thirre

M'u duk sikur po ëndërroja.

Në përqafime më mbërtheve

Nga krahët e tu nuk më lëshoje dot

Po dridhesha si purteka

E atë ndjenjë e kam edhe sot.

Valë e detit, më the, do të bëhem

Ndjenjat të t'i trazoj shqim

Si zog grabitqar do të hidhem

Të të marrë ty me rrëmbim.

Kalanë e dashurisë do ta ngremë

Një oazë lumturie do të krijojmë

Shpirtrat tanë do t'i lidhim përjetë

Me dashurinë e zjarrtë do të jetojmë.

Me perëndimin e diellit shkoi

Ishte dashuri pa emër

Veç gurët e kalldrëmit e ndienin

Se çfarë fshehej në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat