Koha ecën nëpër tehun e shpatës
Nëpër vetullën e saj të ngrysur,
Thyhet guri brenda del gjarpëri
Thyhet buka del krimbi, lind mallkimi.
Pse kjo nostalgji lind e lëviz si fyzë veku
Dhe shdërrohet para syve « jerrneku »,
Errësira e natës rrënqethje e pa besë
Jemi lodhur brigjeve të blerta pa shpresë.
Aleatin më të ngushtë e zgjedhim me djallin
Disponimi i të cilit i bënë muzikë funeraleve,
Po të isha gjaku, do të isha ndryshe ndër damarë
Çfarë bëjmë, duke bluar drith e gurë n’mulli të tharë.
Nuk do çmallemi nga ankthet vetëm me një pikë loti
Ku ritmet e saj do përfundojnë vetëm me një melodi,
Shpresat janë më të mëdha se çdo ofkëllimë e brimë
Në sqepin e zogjve jehon kënga më e bukur që dimë.