Katër vjet nga vdekja e aktorit, Adem Mikullovci

Kultura

Katër vjet nga vdekja e aktorit, Adem Mikullovci

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 14:36
Adem Mikullovci

Sot, më 15 shtator janë bërë katër vjet që nga vdekja e aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovcit.

Në karrierën e tij, Mikullovci luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisor i shumë filmave, shkruan Klankosova.tv.

Ndër filmat më të fuqishëm është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb.

Mikullovci ishte dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat