Siç erdhën

Kultura

Siç erdhën

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 shtator 2024 Në ora: 15:17
Autori Adem Bytyçi

Ashtu edhe shkuan

Pasi bënë krime makabre

Që nuk i ka njohur

Njerëzimi ndonjë herë.

Bënë krime makabre

Vranë edhe 1432 fëmijë

Më n' fund 

T' turpëruar

U larguan

Pas shumë 

E shumë vitesh

E lëshuan Dardanin

Sepse e kuptuan

Se ishin 

N' tokë t' huaj.

Kjo tokë është me fat

Ka popullatën 

Më t' lashtën n' Evropë

Edhe janë munduar

Turq edhe serbë

Nuk kanë arritur dot

Për ta mbajtur n' zap.

Sot Dardania është e lirë

Ka një popull paqedashës

Që punon ditë e natë

Për ta dërguar përpara

Dardanin 

Vendin e tij t 'shenjtë

Që ka vuajtur  aq shumë

Nga krimet makabre

T' shtetit serb

Edhe pse është munduar

Nuk arriti për ta shfaros

Sot jeton i lirë

N' tokën e tij t' lashtë

T' pasur me Plumb , Lignjit

Zing, Argjend dhe Ari

Si dhe me xehe dhe minerale

Tjera t' shumta

T' cilat e bëjnë Dardaninë

Vendin më t' pasur n' Evropë

Dhe Gadishullin e Ballkanit

I cili dikur quhej 

Gadishulli Ilirik

Por ia ndryshuan emrin

N' Gadishull Ballkanik

Për t' ua  shlyer kujtesën historike

Shqiptarëve si banorë t' parë autokton

T' këtij territori gjeografik

Dardano-Ilir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat