Mua më piku dashuria

Kultura

Mua më piku dashuria

Nga: Përparim Hysi Më: 19 shtator 2024 Në ora: 06:14
Përparim Hysi

1.Mua më piku dashuria

Mua më piku dashuria,më goditi mu në kokë
A nuk është dashuria,meteor që bie mbi tokë?
Mua më piku dashuria dhe nga koka më del tym
A nuk është dashuria,gjithë e gjithë një drithërimë?

Mua më piku dashuria, më goditi mu në zëmër
A nuk është dashuria dhe nga mjalti më e ëmbël?
Mua më piku dashuria dhe më dha një "grip të rëndë"
Por më erdhi pranë mikja,edhe gripin e bën pëndë.

2.Pikë e lotit

Një lot i trishtë të ra ng sytë
Bëri pikiatë,u fshtollë mbi buzë
Ah,të isha loti yt,
Që të të lagia tënden buzë!

Ty të pikojë loti
Se të dhëmbi shpirti
E ndje dhimbjen tuaj,zemërdobëti,
SE kam zemër të brishtë si KRISHTI !

3.I mërzitur

Jam shumë i mërzitur
Si i mbushur xhinde
Se ti paske ikur
S'di se ku,moj mike?

Dhe,ndërsa rri vetëm,
Zë e hamendësoj
Si s'më the një fjalë
Ende s'e kuptoj.

Rri dhe kujtoj
GJIthë ato premtime
Dhe mërzitem,moj,
Më mungon,moj mike!

4.Antitezë

Lulja hapur gojën
Se do të pijë vesë
Unë mbyllur gojën
S'them dot mirëmëngjes!

5.Sytë e tu

Sytë e tu,të praruar
Sa vijnë e afrohen
Unë i shoh të përmalluar
Për ta përgjërohem.

Sytë e tu,të prauruar,
Më shpojnë si turrjleë
Unë regëtij,i përmalluar,
Dil,o shpirt,pse s'del?

6.Dashuria

Një vetëtimë si kosë e zjarrtë,
E dogji qiellin,e ndezi flakë
Një dashuri,e ngrohtë, e mjaltë
Ma dogji zemrën, ma ëmbëlsoi.
 

Një vetëtimë si kosë e zjarrtë
Sikur e ndau qiellin mëdysh
Kurse dashuria ime, e mjaltë
Më ëmbëlsoi,sado jam gjysh.

7. Më trullosi dashuria

Një rrufe i çau retë dhe i bëri copë e çikë
Unë në këmbë si karakoll nuk lëviz asnjë çikë
Pres me mall e pres me shpresë që të hapet porta jote
Që të dalë nga ajo der,bukuroshja përmbi shoqe,

Doli dielli kuqalosh,i përzuri tutje retë
Doli ti,moj bukuroshe,porsi MISS i vërtetë.
Mezalla s'e lëviz unë, asnjë çap nuk hedh më tej
Vjen ajo,më zë me shkumë dhe se ç'bëmë,nuk dëftej!

8.Pritja

Një avul i kaltër ngrihet lart
Poshtë një heshtje madhështore
A e di,moj mike e mjaltë,
Që zemrën time,e robërove?

Po del një diell si i vilanosur
Ca re,era po i shtynë.
Ah,kjo zemër e plagosur,
Regëtin,për ty mike,regëtin.

Por ti s'po duke,bukuroshe,
Unë pres me mall;veç pres
Trullosur prej"rakisë sarhoshe"
Aty qëndroj:me shpresë!

9.Çudi

Bari pi lëngun e tokës
Del dhe rritet
Dhe vdes nën rrezet
E dillit vjeshtak.

Po unë,
Tashmë goxha i rritur
Dhe dua të"vdes"
Në gjirin tënd topolak?

10.Mikes

T'u afrova me ngadalë
Me ngadalë e pa bërë fjalë
Të të flisja fshehur
Moj argjend e derdhur.

Por ti veshët pipëz
Më sheh drejt në ninëz
Dhe më the:-Çfarë do?
Unë nuk fola. Jo!

Dhe kokëulur,belbacak,
Sikur po digjesha flakë.
Seç u morëm vesh pa fjalë
Ç'duhen fjalët,kur ke mall?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat