Simfonia trishtuese e natyrës

Kultura

Simfonia trishtuese e natyrës

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 19 shtator 2024 Në ora: 12:56
Milazim Zeqiraj

Stuhi trishtuese më shi e furtunë.

Simfoni natyrore më lloj nota e tonacione.

Moti i lig më vërshime e katastrofë natyrore.

Stuhija vallëzon në orkestrim,

Sjellin breshër e furtunë deri në shkatrrim.

Kur e shiqoj nga dritarja

Stuhin vetëtima e bubullim e shoqëron

të jep frigë e ndihesh i mbyllur si në kafazë.

Fortuna i levizë lisat pa një kordinim

Ata më rrenjë në gurë qëndrojnë

të dobët i shkulë,

e hapsirën e tyre e bënë hallakamë.

Kur dikush pyt ku i ka notat kjo simfoni

Ato i ka në pëntagramin natyrorë

e sipas harmonis së vet i këndon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat