Me krime
Dhe mizori shkuan
Për t ‘mos ardhur
Më kurrë
N ' Dardanin e bekuar.
Trupat e t ‘masakruarve shqiptarë
I morën me veti
N ‘Serbi i dërguan
Për t ‘fshehur
Gjurmët e krimeve makabre
Siç e kanë zakon.
Vranë pleq
Gra e fëmijë
Dhunuan mbi 20 mijë
Femra shqiptare
Dhe pas gjithë
Këtyre mizorive
Para botës shtihen
Kinse këta ishin "viktima"
E shqiptarët "vrasësit"
E tyre .
Më n ‘fund
Bota arriti
Për ta kuptuar
Se ushtria
Dhe policia e Serbisë
Ishin XHELATI
Ndërsa
Popullsia civile shqiptare
Ishin VIKTIMA
Këtë tani
E kanë kuptuar
Evropa , Amerika
Dhe gjithë Bota
Ani pse Serbia
Vazhdon pa rreshtuar
Për t ‘përhapur gënjeshtra
Mbi t ‘cilat
E ka krijuar
Mitin mbi Kosovën
Si një përrallë e keqe
Që me shekuj
Nuk është ngopur
Me gjakun e shqiptarëve autokton
N ‘këtë pjesë t ‘gjeografisë
Se Gadishullit Ilirik
T ‘cilit ia ndërruan emrin
N ‘Gadishull Ballkanik
Për ta falsifikuar
Historinë e vërtetë
T ‘popullit shqiptar
Njërit ndër më t ‘vjetrit
N ‘Evrope dhe rajon .