Kosova e Shqipëria me “Pikë uji” e tematikë korrupsionin, synojnë Oscarin

Kultura

Kosova e Shqipëria me “Pikë uji” e tematikë korrupsionin, synojnë Oscarin

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ka përfunduar konferenca për media që është thirrur për filmin “Pikë uji”, me të cilin Shqipëria po synon të shkojë në “Oscars 2025”.

Producenti i filmit, Luan Kryeziu dhe drejtoresha e Qendrës Kinematografike e Kosovës, Blerta Zeqiri, e cila bëri të ditur se ky film është një co-produksion, përfshirë produksionin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Ajo çfarë u bë publike është se filmi është i metrazhit të gjatë dhe është xhiruar në Pogradec dhe tematika e tij është korrupsioni në Shqipëri.

Në rolin kryesor të këtij filmi është aktorja kosovare, Gresa Pallaska, por në rolet dytësore do të jenë edhe aktorët e tjerë kosovarë, përfshirë Arben Bajraktarin dhe Astrit Kabashin.

Premiera e filmit është bërë në Shqipëri, ndërsa në Kosovë, premiera e filmit të jetë në nëntor të këtij filmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat