Sulltan
Ti Sulltan ore dushman
Na pushtove tër gadishullin Ilirik
pa thënë asnjëhere të vetmën fjalë:
Gabova ju godita shumë ran!
Pra na pushtove e na sundove
Tër popullin bashkë me vatan…
Na ndalove krejt historinë tonë kombëtare
Deshte me na zhdukë me rrënjë fare
Edhe gjuhën tonë shqiptare!
Këtë e bëre për shumë vite dikur…
Ndalove gjuhën shqipe, me arsim e kulturë…
Me gjenocid, dhunë e shfarosje
Duke i burgos e përndjekë
Dhe duke i ngulë,një nga një shqiptarët mbi hujë !
Duke i lën popullatën krejt pa t’vetmën mëshirë
pa kujdesje, pa bukë, as pa ujë
Në dimër të ftoftë e n’acar e krejt t’mërdhirë…
Ti more dushman, bashkë me Otoman…
Pa kërkuar kurrë falje-aman!
Këtë e bëre gjoja për zhdukje të kulturës tuaj turke dhe greke
Me urdhër-dekret tuajin që ishte me shkrim i plotfuqishëm
Që në at kohë quhej Ferman
Ti lutemi pra atit tonë në qiell:
Mos t’i falë kurrë e mos t’ket mëshirë për këta dushman,
hej aman!