Sulltan

Kultura

Sulltan

Nga: Xhelal Hoxha Më: 21 shtator 2024 Në ora: 09:27
Xhelal Hoxha

Sulltan

Ti Sulltan ore dushman

Na pushtove tër gadishullin Ilirik 

pa thënë asnjëhere të vetmën fjalë:

Gabova ju godita shumë ran!

Pra na pushtove e na sundove

Tër popullin bashkë me vatan…

 

Na ndalove krejt historinë tonë kombëtare

Deshte me na zhdukë me rrënjë fare

Edhe gjuhën tonë shqiptare!

 

Këtë e bëre për shumë vite dikur…

Ndalove gjuhën shqipe, me arsim e kulturë…

Me gjenocid, dhunë e shfarosje

Duke i burgos e përndjekë 

Dhe duke i ngulë,një nga një shqiptarët mbi hujë !

 

Duke i lën popullatën krejt pa t’vetmën mëshirë

pa kujdesje, pa bukë, as pa ujë

Në dimër të ftoftë e n’acar e krejt t’mërdhirë…

Ti more dushman, bashkë me Otoman…

Pa kërkuar kurrë falje-aman!

 

Këtë e bëre gjoja për zhdukje të kulturës tuaj turke dhe greke

Me urdhër-dekret tuajin që ishte  me shkrim i plotfuqishëm

Që në at kohë quhej Ferman

Ti lutemi pra atit tonë në qiell:

Mos t’i falë kurrë e mos t’ket mëshirë për këta dushman,  

hej aman!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat