Madhështia

Kultura

Madhështia

Nga: Dedë Preqi Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:40
Dedë Preqi

Derdhën fjalët n’qoshe e n’shesh

Pse kështu njerëzimi ka lëshuar lesh,

Pamjen e figurës së vet e mbulon

Leshi si lesh njeriun nuk e ndryshon.

Leshi rritet kudo në trupin e njeriut

Sikur bari që rritet në kodra e livadhe,

Aty zhytën e rritën mikrrobe pjellore

Që shkarkohen e hapin plot koridore.

Dikush thotë, i gjason një shenjtërie

Apo në fytyrën e ndonjë pejgameri,

Ndonse, leshi nuk pasqyron madhështi

Dhe nuk e ndryshon asnjërin në tjetër njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat