Heroina, Marie Shllaku, me pendë dhe pushkë në dorë deri në vdekje për çlirimin e atdheut

Kultura

Heroina, Marie Shllaku, me pendë dhe pushkë në dorë deri në vdekje për çlirimin e atdheut

Nga: Sami Arifi Më: 22 shtator 2024 Në ora: 19:44
Marie Shllaku

Heroina, Marie Shllaku, u lind në qytetin historik të Shkodërës më, 22 tetor të vitit 1922, nga i ati Mark Shllaku dhe e ëma Dile Shllaku. Marie Shllaku mësimet e para i mori, po në këtë qytet, në Kuvendin e Motrave Stigmatine. Heroina, Marie Shllaku, vazhdoi studimet në Universitetin e Romës-Dega e Filozofisë, ajo zotëronte shumë gjuhë si: gjuhën, frenge, gjermane, italiane, greke, deri diku e njihte edhe gjuhën serbokroate.

Maria në maj të vitit 1942 punonte në Ministrinë e Punëve Botore në Tiranë, më vonë ajo punoi sekretare e Ministrit së Punëve të Brendshme, në kabinetin e Xhafer Devës, ajo në fillim të vitit 1943 kishte ardhur në Kosovë dhe punësohet në Prizren në punët e financave të Kosovës.

Marie Shllaku në popull konsiderohej si vajzë shumë e zgjuar dhe vizionare, oratore e shkathtë dhe mjaft e guximshme në aksione. Atdhetarja Marie Shllaku bashkëpunonte me atdhetarë të përkushtuar si: prof. Ymer Berisha, At Bernard Llupi, Shaban Dema, Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Alush Smajli, Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Ndrec Nikolla, Qazim Bajraktari e shumë të tjerë. Ky grup atdhetarësh në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin që trojet shqiptare të mbesin nën robërinë e shtetit serbo-sllav. Atdhetarja e madhe, Marie Shllaku, plagoset rëndë nga forcat e egra dhe gjakatare sllavo-komuniste në fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit, ajo nga bashkëluftëtarët e saj strehohet në Kullën e Pjetër Tomës nga Dobërdoli derisa Maria të gjenë shërimin.

Heroina, Marie Shllaku, mori pjesë në Kuvendin e Drenicës që u majt në janar të vitit 1945, së bashku me Shaban Palluzhën, Mehmet Gradicën, Ymer Berishën, Ukë Sadikun e shumë të tjerë, ajo poashtu mori pjesë aktive edhe në Kuvendin e Dobërdolit në gusht të vitit 1945, e cila ishte edhe proqesmbajtse e këtij Kuvendi. U mbajtën disa fjalime në këtë Kuvend, ku ishte mjaft cilësor dhe inkurajues fjalimi i heroinës Marie Shllakut.

Heroina Marie Shllaku mori pjesë në shumë aksione luftarake, ajo në Betejën e Siçevës më 12 shtator të vitit 1945 u plagos rëndë, por edhe ashtu ishte e padorëzuar: Atdhetarja Marie Shllaku zihet në tradhti nga shqipfolës dhe arrestohet nga OZNA, ajo nga 29 qershori deri më 11 korrik të vitit 1946 ishte pranë gjyqit, ku, dhe u dënua me vdekje. Heroina Marie Shllaku u pushkatua më 24 nëntor të vitit 1946 në Prizren së bashku me At Bernard Llupin, Kolë Parubin si dhe Gjergj Martinin…

Heroina, Marie Shllaku, qëndrojë e pathyer pranë gjykatës serbo-sllave, ajo pranë të pranishmëve në gjykatë u shpreh me fjalët: “Gjaku im Kosovë tu bëftë dritë”.

Qoftë i paharruar kujtimi për heroinën Marie Shllaku, pushoftë e qetë, me të gjithë atdhetarët, në dritën e pashterrshme në amshim. Heroina Marie Shllaku mbetet figurë emblematike në kujtesën e popullit shqiptar… qëndron e pavdekshme në përjetësi, lavdi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat