Fillon Java e Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Muzeun e Mitrovicës

Kultura

Fillon Java e Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Muzeun e Mitrovicës

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Sot ka filluar Java e Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Muzeun e Mitrovicës, e cila do të zgjasë deri të premtën e 27 shtatorit.

Tema e përzgjedhur është “Rrugëtime, Rrjetet dhe Ndërlidhjet”.

Muzeu i Mitrovicës ka shpalosur programin që do të jetë gjatë këtyre ditëve.

Sot, më 24 shtator, do të ketë program edukativ i ekspozitës “Heavy Metals – Gurët e Mitrovicës”, ku grupmosha do të jenë fëmijët.

Nesër do të jetë aktiviteti “Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në Muze të Mitrovicës”, ku grupmosha do të jenë të rriturit.

Të enjten do të jetë aktiviteti “Ta Prekim Trashëgiminë në Muze të Mitrovicës”, ku do të bëhet lansimi i narrativave në alfabetin Braille, e po ashtu do të ketë program edukativ për nxënësit nga komuniteti i të verbërve.

Ndërsa në ditën e fundit të Javës së Trashëgimisë Evropiane në Muzeut të Mitrovicës do të bëhet lansimi i narrativave muzeale në gjuhën e shenjave dhe do të zhvillohet punëtoria “Trashëgimia dhe inovacioni” me organizatën jo-qeveritare “BoneVet”, e ku grupmosha do të jenë të rinjtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat