Malet me thanë shkruaj për Drenicën

Kultura

Malet me thanë shkruaj për Drenicën

Nga: Skënder Karaçica Më: 24 shtator 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Fehmi me pritni në fund të udhës

derisa të marrë pushkën

me pritni me shokët e udhës

unë po vij me velin e nusërisë

gërshetin e lashë kujtim

për brezat e kohës-

sa shumë jemi përgjakur

për Ty Kosovë!

Fehmi me pritni para lisave

toka na thërret në betejë

dasmën e kemi nesër

nesër do të kemi dasëm

në malet e Drenicës

po vijnë krushqit me flamur

po vijnë me marrë nusën

e veshur UÇK-

Fehmiu po qet pushkë

për Ty Kosovë!

Malet me thanë:

shkruaj për Drenicën

shkruaj për dasmën

Fehmi dhe Xheva

krushqit dhe krismat

malet shtrojerë vdekjeje

për Ty Kosovë!

Fehmi me pritni

në dritën e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat