Fehmi me pritni në fund të udhës
derisa të marrë pushkën
me pritni me shokët e udhës
unë po vij me velin e nusërisë
gërshetin e lashë kujtim
për brezat e kohës-
sa shumë jemi përgjakur
për Ty Kosovë!
Fehmi me pritni para lisave
toka na thërret në betejë
dasmën e kemi nesër
nesër do të kemi dasëm
në malet e Drenicës
po vijnë krushqit me flamur
po vijnë me marrë nusën
e veshur UÇK-
Fehmiu po qet pushkë
për Ty Kosovë!
Malet me thanë:
shkruaj për Drenicën
shkruaj për dasmën
Fehmi dhe Xheva
krushqit dhe krismat
malet shtrojerë vdekjeje
për Ty Kosovë!
Fehmi me pritni
në dritën e lirisë!