Mos e përmend!

Kultura

Mos e përmend!

Nga: Petrit Dibrani Më: 24 shtator 2024 Në ora: 22:25
Petrit Dibrani

Ti Petrit shpeshherë “dreqin” po e përmend, ti n’xhehnet të hoxhallarëve nuk ki vend!

Kush n’hamom na shtyri, nga 120 xhamia paraluftës, me i bo 860 pasluftës?

Kush n’hamom po na shtyn, me vendos kryqin dhe foton e Jezusit, në mes të (Flamurit.)?

Kush n’hamom e shtyri hoxhën, me e kthy një SHKJA nga Radovan në Ridvan, duke i thënë musliman më i mirë se na?!

Kush n’hamom po na shtyn, me mbulu arkivolin e të vdekurit me flamurin musliman?

Kush n’hamom po na shtyn, me u lut arabisht, thuajse Krijuesi, s’po kuptojka Shqip?!

Kush n’hamom e bëri, “Milan Radojçiqin” milioner, për t’na sulmuar dhe vrarë policin Hero, Afrim Bunjaku?

Kush, kush, kush…… (Dreqi brenda në shëpi.)

“Ti Petrit krejt je tranu, qysh more k’shtu po thu”!?

Nuk e thu:

mirëpo uji nëse nuk lëviz e bën gropën, miu e mëson rrugën, luani pa dritë mbahet rob nga një lepur, asgjë nuk ndosh rastësisht, ngase askush nuk kërkon diçka paarsye, veprimi ndodh kur magneti tërheq, etj…

Rruga hapet dhe krijohet, vetëm atëherë kur e thua të vërtetën dhe flet sinqerisht, për ta mbrojtur vetveten fillimisht!

Eh SHQIPE….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat