Nga Kaqinari
I Mirditës
Vdiq me 1949
N ‘moshën 22 vjeçare
Nga torturat mizore
T ‘diktaturës Enveriane.
Fatin tragjik
Si t ‘Bardhës Krosi
Nga Kaqinari Mirditës
I kanë përjetuar
Shumë t' rinj
Dhe t' reja
Që nuk janë pajtuar
Me regjimin kriminal
Diktatorit më t' egër t' Evropës
Enver Hoxhës.
I vetmi Regjim n' Evropë
Që ka bërë
Gjenocid ndaj popullit vetë
Është Regjimi
I Diktatorit famëkeq
T ‘Enver Hoxhës.
Sa i përket Kosovës
Historiani
Dhe dikur ushtaraku
Sabri Godo
E pohon botërisht
Se e kishte tradhtuar Enver Hoxha
Duke vendosur miqësi
Me klikën Titiste
Jugo-serbe t ‘asaj kohe.