Në Kosovën e lirë, liria shendritë

Kultura

Në Kosovën e lirë, liria shendritë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 27 shtator 2024 Në ora: 19:07
Milazim Zeqiraj

Ngjyrat e lirisë së Kosovës

janë ngjyrat e jetës tonë.

 

Lirija e Kosovës

Është liria ku zogjet lirshëm fluturojnë,

Është liria e fëmijve të gëzuar që lozin kudo,

Është diell që ngrohë zemrat tona,

Është kufiri i vendit

që mbrohet nga forca e jonë shqiponjë,

Është flamur i jonë që valëvitet çdo kund.

 

2

Fqinji ynë veriorë përtej gardhi,

lirin e Kosovës e kërcnon.

Mundohet dritën e diellit më na ndalë

Më zëra kërcnues mundohej të na frigësojë.

 

3.

Ne nuk jemi vetëm,

e as lisa të rrëzuar për tokë.

Jemi vetëtimë e bubullimë

kudo në vendin tonë.

 

Shqiponja krah hapur

nga lartë lëshohet në flamur,

Aty qëndron e vendin e shiqon.

 

Shtatorë 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat