Kujtesë e dëshirë

Kultura

Kujtesë e dëshirë

Nga: Bekim I.Blaku Më: 28 shtator 2024 Në ora: 20:48
Bekim I.Blaku

Çdo ditë pak nga pak 

Na e vrisnin lirinë,

Të paqenën

 

E tëra nuk filloi në shekullin e kaluar

Ajo vetëm vazhdoi,

Atëbotë, plagët vetëm sa u thelluan

 

Më nxorrën në rrugë-

"Ty s'të duhet shkolla",

Unë ia dhash malit, foli grykëholla

 

Në mëngjesin e radhës,

Shijuam rrezet e Diellit, lirshëm,

Deri te Dreka e Lamës

 

Sogjetarët e urës flisnin

Për "këmishën e prerë"(të mbetur e paqepur)

Dikush heshti, e, dikush ua mbajti ison

 

Të moshuarit thanë, prap do prishet moti,

Djemtë me vrull u nisën drejt fundit të arës,

U kthjell prap Qielli

 

Si rrufe Olimpi u dëgjua

Një e shtënë pas shpine,

Një nëne i rrodhi loti,u qel plagë në zemër

 

Qoftë ky tagër i fundit

Për Diellin e Lirisë Tënde,

Atdhe.

 

Berlin, 24 shtator 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat