Aroma e nënës, Mirë!

Kultura

Aroma e nënës, Mirë!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 29 shtator 2024 Në ora: 09:51
Xhelal Hoxha

Ti mua ma kujton atë kohë, me të mirën aromë

Aromën tënde, që do ta ruaj deri n’përjetësi...

Më kujtohet se si fëmi, dhe si i rritur që isha

kur ne ndejshim bashkë, në atë tonën dhomë

Ti  ishe dhe mbete e vetmja, E-Mira ime aromë!

Me ato duartë tua të pastra, të arta  e t’praruara

gatuaje bukën më të mirë nore, mbështjellur n’mësalla

Të pjekur me saç, me dru, kashtë dhe me talla

Tërë ditën punoje me vek çylyma, hastra e jana...

Aroma e bukës tënde, si e furrës i vinte era nga e gjithë mëhalla

Punoje me dashuri e zell  të madhe, shpejt, frik e frik

Edhe pse kishe shumë telashe, s’kamje e varfëri të mëdha

Me shumë dashuri e nderoje dhe e doje, çdo mike e mik

Na gatuaje  kuleçë, torte, bakllava dhe ëmbëlsira

Pa u lodhur qëndisje çdo gjë, si oja me gjilpërë e mëqik

Ti  ishe e je lule, dhe simbol qëndrese n’botë- Nënë më e Mira!

Punoje sa ishe e re por edhe kur zure m’eu mplakë

Merrje leshin e deleve e tjerrje e nlorje e ngjyrosje

Thurje pa ndërpre me pak pushim, ditë e netë...

Me krrabëza mbaroje çerape të leshta, xhempera e pshollakë

Këtë e bëje si një mini fabrikë, pa ndihmën e askujt, krejt vet...

Për fundin e viti tuboje shumë tlynë lope e buallice

Mbaroje reçelë të mirë prej ftoi, kumbulle e kajsije

Ruaje gjithmonë në arkën-sandukin tënd ndonjë sheqerkë

Për plotësimin e dëshirave të ndonjë fëmije...

Poashtu në dhomë mbaje ndonjë kokërr molle e ftua

Që së bashku me aromën tënde, ku  vinte erë,  nënë e grua

Kishe  dashuri të madhe për fëmijët tu dhe njerëz të tjerë...

Prandaj, për këtë më shumë më deshte, e t’deshta si vetën time

Gjithmonë në jetë e për jetë do ta dua, Zemrën e zemrës sime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat