Ti mua ma kujton atë kohë, me të mirën aromë
Aromën tënde, që do ta ruaj deri n’përjetësi...
Më kujtohet se si fëmi, dhe si i rritur që isha
kur ne ndejshim bashkë, në atë tonën dhomë
Ti ishe dhe mbete e vetmja, E-Mira ime aromë!
Me ato duartë tua të pastra, të arta e t’praruara
gatuaje bukën më të mirë nore, mbështjellur n’mësalla
Të pjekur me saç, me dru, kashtë dhe me talla
Tërë ditën punoje me vek çylyma, hastra e jana...
Aroma e bukës tënde, si e furrës i vinte era nga e gjithë mëhalla
Punoje me dashuri e zell të madhe, shpejt, frik e frik
Edhe pse kishe shumë telashe, s’kamje e varfëri të mëdha
Me shumë dashuri e nderoje dhe e doje, çdo mike e mik
Na gatuaje kuleçë, torte, bakllava dhe ëmbëlsira
Pa u lodhur qëndisje çdo gjë, si oja me gjilpërë e mëqik
Ti ishe e je lule, dhe simbol qëndrese n’botë- Nënë më e Mira!
Punoje sa ishe e re por edhe kur zure m’eu mplakë
Merrje leshin e deleve e tjerrje e nlorje e ngjyrosje
Thurje pa ndërpre me pak pushim, ditë e netë...
Me krrabëza mbaroje çerape të leshta, xhempera e pshollakë
Këtë e bëje si një mini fabrikë, pa ndihmën e askujt, krejt vet...
Për fundin e viti tuboje shumë tlynë lope e buallice
Mbaroje reçelë të mirë prej ftoi, kumbulle e kajsije
Ruaje gjithmonë në arkën-sandukin tënd ndonjë sheqerkë
Për plotësimin e dëshirave të ndonjë fëmije...
Poashtu në dhomë mbaje ndonjë kokërr molle e ftua
Që së bashku me aromën tënde, ku vinte erë, nënë e grua
Kishe dashuri të madhe për fëmijët tu dhe njerëz të tjerë...
Prandaj, për këtë më shumë më deshte, e t’deshta si vetën time
Gjithmonë në jetë e për jetë do ta dua, Zemrën e zemrës sime!