Për midis pazarit të Shkupit

Kultura

Për midis pazarit të Shkupit

Nga: Kalosh Çeliku Më: 30 shtator 2024 Në ora: 08:53
Kalosh Çeliku

Pasmesnate, më doli gjumi. Edhe, atë: pasi i kisha shëtitur disa vreshta me rrush në Vendlindje. Një kalavesh rrushi ende e kisha në dorë. Dy shtama me verë nën Rrap. Dhe, një Mike besnike në Shkup. Librat e Këndimit të kohës së Ernest Koliqit, si ministër i arsimit nën jastëk. Përgjumshëm e hap telefonin celular, ta shoh orën, dy pasmesnate. E lëshoj, si zakonisht Radio Shkupin. E dëgjoj këngën popullore, Për Midis Pazarit të Durrësit: 

Për midis pazzarit të Durrësit,
Mos ma hudh dorën serbes,
More Selimi Sefer Hutës,
Mos m'i zë vetllat me fes!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallandyshe hej hej hej,
ma ço menen gjithandej.

Un m'ket anë e ti matanë,
Për midis kena ni sokak,
Ashtu ishte sikur të thonë aman,
Porsi ylli me bajrak.

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj
Sy laroshen me lot ta qaj.
Dallandyshe hej hej hej,
Ma ço menjen gjithandej.

Mora rrugën nga kalaja,
Aty gjeç nji djalë të ri,
mu me ty me ka zon sevdaja,
Hajde djalo më merr ti!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallndyshe hej hej hej,
Ma ço menjen ghuthandej.

M'i gëzofsh dimit mermeri
Kur m'i vesh goca n'pazar,
Do ti lutem e do t'i themi,
Me merr mu se jam beqar!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallndyshe hej hej hej
Ma ço menjen gjithandej.

Rashë e vojta nga Shijaku,
Paska dal mexhliz i ri,
Mynofiku din dushmoni,
Që s'na len me bo dashni…

Këngë popullore të cilën e dëgjoja asaj kohe tinëz nga Radio Tirana, në Krëçovë: Për midis pazarit Durrësit. Përndryshe, po ta dinin rrufajanët e katundit, se e dëgjoja Radio Tiranën do t’i haja disa vite burg.

Këngë,, me të cilën unë si nxënës pas shkollës fillore e dhash edhe provimin pranues për t’u pranuar si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup. Rregulla për kandidatët e shkollës normale për mësuesë, që përveç provimit nga gjuha shqipe, duheshte para komisionit pranues të kendojnë edhe një këngë popullore. Vetëmse, asaj kohe komuniste para komisionit pranues, Durrësin e zëvendsova me Shkupin: Për midis pazarit Shkupit Edhe, e dhash prpvimin pranues. U pranova si nxënës i shkollës Normale në Shkup.

Ku t’i gjej Sot, ato profesorë, pasardhës të Ernest Koliqit?!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat