Mos hesht o shqiptar, mos qëndro indiferent ndaj realitetit t’mjerë, mos ke frikë nga e vërteta, se edhe I Madhi Zot, e mbron, fuqizon dhe shpërblen realitetin dhe të drejtën.
O shqiptar, Ushtria e Kosovës s’ka ushqim!
S’ka kush, me u përgatit ushqim.
O kombi im, kthjellu, reago dhe kërko.
Kërko me ngulm, drejtësi.
Kërko përgjegjësi, ndaj atyre që i ke votuar.
Kërko llogari për gjendjen në arsim, shëndetësi, prokurori e gjykata dhe ngritje të çmimeve për artikuj bazë ushqimor, kërko llogari për hajnitë e përditshme, të përvjetshme dhe tash e 25 vjet, çerek shekulli!
Nuk pik nga qielli ndryshimi, askush nuk vjen në shtëpinë tonë t’përbashkët Republikë, me i ndalu hajnitë e tjetërsimin dhe shkatërrimin, e gjithfarë është e jona.
S’ka ndryshim, nëse s’ka kundërshtim.
Politikanët, s’kanë qysh vijnë në pushtet, nëse nuk i votojmë ne vet.
Thuaj (JO) hajnisë dhe reago.
Thuaj (JO) tjetërsimit dhe manipulimit nga hoxhallar-imam, me qëllim të caktuar, ekonomik e politiko radikal, që e shpërfaqin nëpërmes besimit fetar musliman…
Thuaj (JO), nxitjes e përçarjes në mes besimeve fetare, “mjetit më të fuqishëm”, që çdoherë është përdorur nga armiqtë tanë shekullor, për ndarje e përçarje dhe sundim e poshtërim.
Mos u mashtro për një grusht lekë, se poshtërsohesh ti vet, ngase në botën tjetër e merr, vetëm nderin dhe përkushtimin e sakrificën për Atdheun.
Qëndro besnik ndaj vetvetes, familjes, gjuhës, kulturës, historisë, trashëgimisë e çdo vlere kombëtare dhe mos harro, që çdo pëllëmbë-cep i Shqiptarisë, është krijuar nga Zoti dhe për ne shiptarët është dhuruar.