Ekspretët e sigurisë, Arben Dashevci dhe Besnik Xhaka së shpejti do të publikojnë librin e përbashkët me titullin “Taktika Kriminalistike”.
Libri sipas tyre “synon të shërbejë si një burim i domosdoshëm për studentët e juridikut, kriminalistikës, profesionistët e sigurisë dhe të gjithë ata që janë të interesuar në drejtësinë penale dhe investigimin kriminal”.
“Të nderuar miq, kam nderin të ju njoftoj se libri i përbashkët me bashkëautorin, Arben Dashevci me titullin “Taktika Kriminalistike” (Taktika e marrjes në pyetje), së shpejti do të jetë i disponueshëm për lexuesin.
Ky libër i ndërtuar mbi hulumtime të thelluara dhe praktika bashkëkohore në fushën e Taktikës kriminalistike, ofron një qasje shkencore dhe profesionale mbi taktikat e avancuara të marrjes në pyetje për policinë, prokurorinë, gjykatat dhe të gjitha agjensionet e zbatimit të ligjit.
Ky libër synon të shërbejë si një burim i domosdoshëm për studentët e juridikut, kriminalistikës, profesionistët e sigurisë dhe të gjithë ata që janë të interesuar në drejtësinë penale dhe investigimin kriminal.
Besniku dhe Arben Dashevci!”