Zgjedhjet po afrohen!

Kultura

Zgjedhjet po afrohen!

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:28
Autori Adem Bytyçi

Kush e di

A thua n' këto zgjedhje

Do t ‘fitojnë

Ata që i patën

Shkuar Grenellit n ‘zyrë

Për ta ndarë Kosovën

Për tradhtuar gjakun e dëshmorëve.

Këta ishin ata

Që pas çlirimit

Thanë

Se kufiri Kosovës

Është t' Molla e Kuqe

Më vonë

I thanë popullit Kosovës

Se shumë, fshatra, n' veriun e Kosovës

Janë "dhuratë"

E anti shqiptarit më famëkeq

Aleksander Rankoviqit

I cili ka pre e gri shqiptarë

Si Hitleri Hebrej

N ‘luftën e dytë botërore

Për t'i çfarosur shqiptarët

Nga tokatë e tyre autoktone.

Lutemi zotit !

Që n' zgjedhjet nacionale

Që po vijnë me shpejtësi

T ‘fitojnë ato forca politike

T ‘cilat me vendosmëri

I mbrojnë interesat e Kosovës

Duke mos iu dhënë më

Fqinjëve territor t ‘Kosovës

Për t'u zgjedhur Kryeministra , President

Dhe Ministra t ‘Kosovës

Jo për ta ndërtuar shtetin

Por për t'i mbushur

xhepat për veti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat