Ata edhe mund të jenë pak?
Që kanë mend
E dinë
Se bashkimi kombëtar
Kosovë -Shqipëri
Ka ndodhur
Si as njëherë
Më parë.
Për një bashkim t ‘tillë
Kanë flijuar jetën
Me qindra
Dhe mija
Atdhetarë shqiptarë.
Ata që mendojnë ndryshe
Janë tru shpërlarë
Mbeturina komuniste
Stalino- Enveriste
Kur Shqipëria, për Kosovarët
Ishte tokë e ndaluar
Për ta vizituar
Po ta kalonin
Kosovarët kufirin
Për ta parë Shqipërinë
Regjimi Enverist
Ia kthente UDB-as Jugosllave
Për t'i masakruar
Sikur populli kosovar
T ‘ishte popull tjetër
E jo popull shqiptarë
Tani , kjo epokë
E inkuizicionit për kosovarët
Ka mbaruar
Sepse Kosova me Shqipërinë
Difinitivisht është bashkuar
Këtë vetëm heretikët
Dhe nostalgjikët
Serbo-jugosllav
E kanë t' pa mundur
Për ta besuar.