Më prit e më përcill siç di ti, me mall e me e zemër
Ashtu siç je ti e veçantë, që tye të ka hije shije
Me aromën tënde të mirë, analogji e sinonim një emër
Ke një ngjyrë të njëjtë të kuqe, me erë nga trëndafili me shije
Me aromën tënde të njohur, këtë aromë Shqipërie!
Më prit pra, mu aty buzë deti, me rërën e nxehtë me diellin
Të shihemi, të çmallemi, të ndihemi e më mirë të njihemi
Aty dytë do ta tundim e shkundim tokën bashkë me qiellin
Ashtu njëjtë me njëri–tjetrin, si një trup i vetëm të shkrihemi...
Pran detit të kaltërt perla, me valët e tij dallgë-dallgë
Që të jemi të pa ndarë, të jemi afër e t’mos qëndrojmë aq larg...
Tani më neve pa dashur, na iku, pa e shijuar mirë kjo stinë vere
Ku na zuri të vetmur, pak si t’venitur e t’pa pregaditur
Mirëpor, erdhi tani stina e vjeshtës, siç ishte herë pas here ...
Me pa durim e gëzim, po e presim stinën e dimrit, krejt të ditur
Ndoshta në rastësi e befasi, që ishim e jemi duke e pritur...
Më prit ti pra aty, se me qëllim e padyshim, unë do të vie...
“Me dashuri n shpirt dehëse të rrallë e përmallë , do të pimë e nxehemi...
Në gota të verës e t’rakisë “Skenderbeg”, ku do të futi me pije
Ku aty do të duhemi pa fund, të dëfrehemi e do të dehemi”...
Do ta ndjejmë e shijojmë së bashku, këtë aromë Shqipërie!