Më prit, se do të vije...

Kultura

Më prit, se do të vije...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 5 tetor 2024 Në ora: 09:30
Xhelal Hoxha

Më prit e më përcill siç di ti,  me mall e me e zemër
Ashtu siç  je ti e veçantë, që tye të ka hije shije
Me aromën tënde të mirë, analogji e sinonim  një emër
Ke një ngjyrë të njëjtë të kuqe, me erë nga trëndafili me shije
Me aromën tënde të njohur, këtë aromë Shqipërie!

Më prit pra, mu aty buzë deti, me rërën e nxehtë me diellin
Të  shihemi, të çmallemi, të ndihemi e më mirë të njihemi
Aty  dytë  do ta tundim e shkundim tokën bashkë me qiellin
Ashtu njëjtë me njëri–tjetrin, si një trup i vetëm të shkrihemi...
Pran detit të kaltërt perla, me valët e tij dallgë-dallgë
Që të jemi të pa ndarë, të jemi afër e t’mos qëndrojmë aq larg...

Tani  më neve pa dashur,  na iku, pa e shijuar mirë kjo stinë  vere
Ku na zuri  të vetmur, pak si t’venitur e t’pa pregaditur
Mirëpor, erdhi  tani  stina e vjeshtës, siç ishte herë pas here ...
Me pa durim e gëzim, po e presim stinën e dimrit, krejt të ditur
Ndoshta në rastësi  e befasi, që ishim e jemi duke e pritur...

Më prit ti pra aty, se me qëllim e padyshim, unë do të vie...
“Me  dashuri n shpirt dehëse të rrallë e përmallë , do të pimë e nxehemi...
Në gota të verës e t’rakisë  “Skenderbeg”, ku do të  futi  me pije
Ku aty do të duhemi  pa fund, të  dëfrehemi e do të dehemi”...
Do ta ndjejmë e shijojmë së bashku, këtë aromë Shqipërie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat