Thuhet s’e kush punon në jetë?
“Çdo kush bënë gabime!”
Ndoshta krejt me qëllim, ose pa pasur fare qëllime?!
“Mos ndoshta, kishte me qenë më mirë
Në kohën e sodit, me pas nga pak lëshime?!”. Ah! S’na lënë, që s’na lënë rehat e të qetë të tjerët…
Për me punue mirë e drejt
Ata kanë synime e qëllime…
Shpeshhere neve vetvetja më shumë na ka bërë e naj bënë…
Kemi pas mundësi që ma shumë me punue
me ndërtu, me vepru dhe me mendue…
Me njerëzit të cilët janë të mirë;
atdhetarë, të ndershëm e kombëtarë
Dhe që kanë principe e parime…
Nuk po na lëshojnë, lirojnë, na kanë kapë keq për fyti!
S’po na lënë të tjerët, me ba ca ndryshime…
Njerëzit e këqinjë por edhe ata nën hetime…
Dhe po naj zënë frymën e po na ngulfatin!
Ne me shpresë të gjorët, po e rrisim shtatin;
”Ndoshta, si gomari n’ëndërr” ,
po e presim fatin..!