Po e presim fatin…

Kultura

Po e presim fatin…

Nga: Xhelal Hoxha Më: 6 tetor 2024 Në ora: 10:19
Xhelal Hoxha

Thuhet s’e kush punon në jetë?

“Çdo kush bënë gabime!”

Ndoshta krejt me qëllim, ose pa pasur fare qëllime?!

“Mos ndoshta, kishte me qenë më mirë

Në kohën e sodit, me pas nga pak lëshime?!”. Ah! S’na lënë, që s’na lënë rehat e të qetë të tjerët…

Për me punue mirë e drejt

Ata kanë synime e qëllime…

Shpeshhere neve vetvetja më shumë na ka bërë e naj bënë…

Kemi pas mundësi që ma shumë me punue

me ndërtu, me vepru dhe me mendue…

Me njerëzit të cilët janë të mirë;

atdhetarë, të ndershëm e kombëtarë

Dhe që kanë principe e parime…

Nuk po na lëshojnë, lirojnë, na kanë kapë keq për fyti!

S’po na lënë të tjerët, me ba ca ndryshime…

Njerëzit e këqinjë por edhe ata nën hetime…

Dhe po naj zënë  frymën e po na ngulfatin!

Ne me shpresë të gjorët, po e rrisim shtatin;

”Ndoshta, si gomari n’ëndërr” ,

po e presim fatin..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat