​Festivali i Filmit sjellë dokumentarin e legjendës së boksit, Mehmet Bogujevci

Kultura

​Festivali i Filmit sjellë dokumentarin e legjendës së boksit, Mehmet Bogujevci

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:08
Mehmet Bogujevci

Komiteti Olimpik i Kosovës po organizon edicionin e 4-të të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”, i cili po mbahet sot dhe nesër në Kino Armata. Me këtë rast, në hapjen e Festivalit, u shfaq si premierë dokumentari “Legjenda e ringut” me autor Dukagjin Rudari, kushtuar ish-kapitenit të Prishtinës në boks, njëherit nënkampionit të botës 1978 dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, z. Mehmet Bogujevci.

Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, vlerësoi lartë kontributin e Bogujevcit duke thënë se ai ishte një gjenral i kohës së tij në sportin e boksit.

Krasniqi: Bogujevci ishte ndër sportistët elitar të kohës së Jugosllavisë

“Për të folur për figurën e Mehmet Bogujevcit, ndoshta duhet orë dhe ditë të tëra sepse dihet çfarë ka bërë Mehmeti gjatë kohës së tij ku ne si fëmijë mburreshim me Mehmetin dhe me të gjithë shokët e tij të cilët ishin sportistët më elitarë të Jugosllavisë dhe ka qenë shembull dhe inspirim për të gjithë shqiptarët kudo që kanë jetuar në botë...Kam thënë shumë herë se a do të lindin sportistë siç keni qenë ju? Unë besoj që po, sepse sportistë lindin çdo ditë, mirëpo ndoshta duhet të lindë një gjeneral i këtyre sportistëve siç ka qenë Lah Nimani, e ata po na mungojnë dhe besoj se në të ardhmen do të kemi të tillë dhe sporti do të lulëzojë”, tha Krasniqi.

Ndërsa, zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani tha se : Dokumentar të tillë shpalosin kontributin e legjendave si Mehmet Bogujevci

Osmani: Dokumentar të tillë shpalosin kontributin e legjendave si Mehmet Bogujevci

“Kënaqësi e veçantë që sot po bëhet premiera e dokumentarit kushtuar veprimtarisë së Mehmet Bojujevcit i cili nga medalja botërore, medalje evropiane e në pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, por ndoshta me aktualitetin e këtyre ditëve, javëve e muajve të fundit në Kosovë, për të gjithë ata të rinjtë që janë këtu, si unë e më të ri se unë që nuk jemi mirë të njoftuar me storien për shkak se nuk kemi pasur mundësi të jemi gjallë e t’i shohim ndeshjet tuaja, axha Mehmet është kampion i Lojërave Mesdhetare të Splitit 1879. Kjo jo rastësisht po e them është shumë e rëndësishme në një periudhë kur Kosova është mikëpritëse e Lojërave Mesdhetare”, theksoi Osmani.

Ndërsa vet Bogujevci ishte shumë falënderues për dokumentarin e shfaqur para të pranishmëve.

Bogujevci: Falemnderit të gjithëve për këtë mirënjohje

“Faleminderit të gjithë të pranishmëve që keni ardhur, faleminderit ambasador, faleminderit president i Komitetit Olimpik, faleminderit Daulina për këtë mbështetje dhe të gjithëve faleminderit”, tha shkurtimisht Bogujevci.

Festivali i Filmit Sportiv do të vazhdojë edhe të mërkurën ku do të shfaqen edhe katër filma dokumentarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat