Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi

Kultura

Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi

Nga: Arif Ejupi Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:29
Autori Arif Ejupi

Përherë fytyrë ndritur e buzëqeshur.

Përherë i qetë e me ecje të prajshme.

Përherë me fjalë të matura e këshilla prindërore.

Përherë i përmbajtur edhe me trazovaçët.

Përherë i rregullt në punë.

Përherë i qartë në shpjegim të mësimeve.

Përherë kërkues i progresit dhe luftëtar i hijeve të zeza, që na ndiqnin prapa pa pikë faji.

Përherë zbutës i dhembjeve dhe fatkeqësive tona.

Përherë motivues dhe kultivues i dashurisë ndaj Atdheut e dijes.

Përherë i rreptë ndaj egoizmit e padrejtësive.

Asnjëherë paragjykues e i njëanshëm.

Asnjëherë i dhunshëm ndaj nesh.

Vetëm me urtësi e dije na nxore nga errësira dhe na qite në rrugën e dritës.

Qofsh i bekuar nga Zoti, për virtytet e larta prej njeriu dhe mësuesi shembull!

Gjenevë, 9 tetor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat