Një jetë në kërkim të visareve të kulturës popullore

Kultura

Një jetë në kërkim të visareve të kulturës popullore

Nga: VLASH PRENDI – Studiues Më: 11 tetor 2024 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Të shkruash për libra që pasqyrojnë në vetvete vlera të veçanta historike, mishëruar në kërkime folklorike, nuk është aspak e lehtë, pasi ato në kuptimin tërësorë janë vetë histori dhe mbi bazën e tyre, është bërë e mundur pasqyrimi i ngjarjeve historike të ndodhura qindra vjet më pare. Kjo, për faktin se edhe në të kaluarën e largët ka pasur folkloristë që pavarësisht arsimimit kanë ditur t’i radhisin dhe përshkruajn ngjarjet e pasqyruar në kengët tona popullore, në menyrë të tillë që të bëhet tepër i lehtë pershkrimi historic i tyre edhe në mungesë të dokumentave historike. Parë në këtë kendveshtrim, folklori në përgjithësi dhe kengët folklorikë në veçanti, kanë një rendësi të vaçantë ne jetën tone, pasi ato përcaktojnë nivelin kulturorë - historik të një bashkësie njerëzish.

Me kërkime folklorike janë marrë shumë figura të shquara, janë organizuar ekspedita kërkimore folklorike në vende dhe zona të ndryshme dhe rezultatet kanë qënë mjaft premtuese. Si rrjedhim, në Institutin e Antropologjisë dhe Trashegimisë Kulturore ndodhen dosje të shumta me mbledhje nga fusha e folklorit, që përbëjnë një thesar plot pasuri të pashtershme për organizimin e aktiviteteve dhe festivaleve folklorike në mbarë vendin. Por punën, përpjekjet dhe aktivitetin më të rendësishëm në këtë drejtim e kanë bërë bijtë e ketyre trevave me tradita, të cilët kanë hulumtuar, mbledhur dhe sistemuar sipas disiplinave dhe botuar mjaft këngë dhe mbledhje folklorike që pasqyrojnë vlerat kulturore dhe shpirtërore të krahinave të caktuara. Kjo do të thotë se shpirti krijues dhe artdashës i popullit tone, nuk do të shterojë ndër shekuj, si rezultat i punës vetmohuese të këtyre njerëzve të apasionuar, që nuk mund të harrohen.

Po të ishte gjallë studiuesi i mirënjohur dhe fokloristi i shquar Dilaver Kurti, këto ditë do të mbushte plot 90 vjeç, por mjerisht ai ka rreth 26 vjet që është ndarë nga jeta, duke lënë në rrethin e Matit ku lindi, një emër të mirë dhe disa vepra studimore dhe folklorike, për të mos u harruar kurrë. Ishte një personalitet i kulturës shqiptare, mbledhës i pasionuar i vlerave shpirtërore, folklorike dhe etnokulturore duke kontribuar që rrethi i njohur i Matit të krijonte fizionominë e tij dhe të dallohej në aktivitete të ndryshme, për veçantitë kulturore, artistike dhe folklorike. Folkloristi i njohur Dilaver Kurti lindi në qytetin e Burrelit më 19 tetor të vitit 1934, qytet ku mori edhe mësimet e para, për t’u diplomuar më vonë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë. Pikërisht në qytetin e Burrelit ku lindi dhe u rrit, u ngjz edhe dashuria për t’u marrë për vite të tëra me kërkime arkeologjike, etnokulturore dhe folklorike, rrjedhë e së cilës ishte edhe grumbullimi dhe sistemimi i tre veprave me shumë vlera, të cilat nuk mundi t’i botonte në të gjallë të tij, por u botuan pas vdekjes nën kujdesin e djalit të tij Artan Kurti, njëherit edhe botues i revistës kulturore dhe studimore “Emanthia”, duke përmbushur kështu një nga dëshirat më të mëdha që kishte Dilaveri. Bëhet fjalë për veprat “Trashegime iliro - arbërore”, "botuar në vitin 1999, pra një vit pas ndarjes së tij nga jeta, “Shenime etnografike nëpër Mat” - 2004, dhe “Folklor nga Mati” botuar në vitin 2014. Gjej rastin këtu të falenderoj studiuesin e mirënjohur dr. Kastriot Marku, i cili m’a pati dhuruar para ca kohësh këtë të fundit, duke më tërhequr vemendjen për vlerat e padiskutueshme të materialit të përzgjedhur që autori kishte përfshirë në këtë vepër.

E lexova me kënaqësi këtë libër - monument për krijimtarinë dhe mbledhjen folklorike të Matit, perms të cilit Dilaver Kurti sjell para kexuesit larminë e këngëve folklorike të asaj krahine me shumë tradita. Kur e merr në dorë një vepër të tillë, menjëherë të bie në sy mjeshtria e mbledhjes, klasifikimit dhe grupimit të kengëve dhe ruajtja me fanatizëm i elementëve gjuhësorë, tradicionalë dke kulturorë të trevës së Matit. Dilaveri është nohës i mire i histories së vendlindjes, nohës i vendeve historike, i traditave të trevës së vet, i folklorit të vendlindjes. Duke qënë për shumë vite drejtor i Muzeut Historik të Matit, institucion të cilin e pati ngritur vetë rreth vitit 1969, iu dha rasti të shkelte me këmbë të gjitha fshatrat e rrethit të matit për të mbledhur material arkeologjike, dëshmi historike dhe kengë folklorike. Çanta e tij e vjetër peshonte rendë kur shudiuesi kthehej ne qytetin e tij të dashur, por atij i dukej tepër e lehtë, sepse brena saj kishte material studimore dhe historike që do të ndrisnin epoka. Këto material dhe këngë folklorike, do t’i nënshtroheshin më vonë një studimi dhe përpunimi të kujdesshëm, për t’u bërë pjesë e organeve tona të shtypit, si dhe revistave të ndryshme si “Etnografia shqiptare”, “Studime historike”, “Monumentet”, si dhe “Iliria”, me të cilat kishte bashkëpunim të rregullt, ku ka botuar dhjetra artikuj studimorë.

Kam lexuar shumë libra dhe përmbledhje me kengë folklorike, por libri i Dilaver Kurtit “Folklor nga Mati” zë një vend të vacantë në folkloristicën shqiptare. Veç gjurmimit dhe mbledhjeve interesante të pasurive folklorike, autori i librit ruan trajtat e të folurit dialektorë sipas zonave, e ka paisur sejcilën kengë me shpjegime dhe shenime historike, shpesh here jep edhe motërzime të disa kengëve duke dhënë edhe vendin ku i ka mbledhur. Ky material është i ndarë në 14 kapituj, ku spikasin baladat, kengët historike, kengët e dasmave, lirikat shoqërore, kengët e dashurisë dhe prozat popullore, pa perjashtuar edhe disa materiale të tjera me shumë interes për lexuesin.

Një nga kapitujt më të rendësishëm është a ii balagave të mbledhura me shumë kujdes dhe ruajtur në origjinalitet. Janë gjithsej dymbëdhjetë balada, të cilat në shumicën e tyre janë motërzime që subjektet e tyre mund të gjenden edhe në këngët folklorike të trevave të tjera të Shqipërisë, por ndryshimi është tek vargjet. Ja disa vargje bazuar tek legjenda “Kush e solli Dotuntinën?”, të mbledhura nga autori në Baz të Burrelit: “Ki Halili na u çu n’kamë, / besën e burrit ja ka dhanë: / Nuk rri xhallë pa ardh me t’marrë! / Shkuen nandë muej, e shkuen nandë vjet, / ki Halili ke motra s’u xhet, / Ne kjo motra tuj vajtue, / Tuj qa babe e tuj qa nanë, / tuj qa vllaznit çi kish lane, / tuj qa venin ku sish le...”. Kështu mun të thuhet edhe për kengën “Selman Lika”, një baladë e njohur me motive tragjike, ku i zoti is htëpisë do të martojë dy djemtë në një ditë, por të dy bien në luftë, por nuset nuk kthehen, sepse Selman Lika kishte edhe djem të tjerë. Ja s ii thotë nusja e pare:”... Selman Lika asht menue, / nuses pare i asht afrue, / fol i here nuse me mue, / se s’kam gjalë në odë me t’çue. / Ti mor babe të bajsh gajret, / gjelt kan mbet për mall të vet, / do t’pres gjalin q eke shtatë vjeç...”. Kjo kengë është mbledhur nga autoti në tre varjante të ndryshme, ku ruhet subjekti, por ndryshojnë vargjet, duke shtuar larminë e krijimit të baladave tona nga rapsodi popullor. Tërheq vemendjen një baladë me motive tragjike, ku nëna kishte një djalë, që sapo e martoi e pati zënë gjarpri dhe kishte vdekur, askush nuk e njohu kur e gjetën tek burimi, vetëm gruaja e tij. Autori mendon se kjo është një baladë realiste dhe ngjarja ka ndodhur vërtetë në një nga fshatrat e Matit, duke risjellë ritin e rinjohjes me anën e rrobave: “...Vojt e zeza nanë / e njoht s’e ka / vojt e mjera motër / e njoht s’e ka / vojt e mjera grue / e njoft e ka / prej grikës kmeshës / qe mere ja kish punue”.

Një nga kapitujt më të rendësishëm në këtë është edhe a i këngëve historike. Dihet se trevat tona kanë karakteristika të veçanta, por shpesh histori të përbashkët, sepse fati i ka vënë para situatash të vështira luftarake, që u kanë bërë ballë me sukses vetëm të bashkuar. Kështu ndodh me epokën e Gjergj Kastriotit, apo luftrat qe ka zhvilluar populli i Matit për liri dhe pavarësi, këngët për të cilat nuk mungojnë në këtë libër.

Vite më pare, kasha dëshirë që nëpërmjet Radio Tiranës të dëgjoja kengën kushtuar betëjës së Skëndërbeut me forcat turke të drejtuara nga Sulltan Mutatit tek Guri i Vashës, vargjet e së cilës i kujtoj edhe sot: “...Skenderbeu nga shpina e atit, / Baj selam Sullta Muratit, / Thuj sa të dush me pru taborre, / Bash në Mat kan me u mbjellë vorre, / Se me gjak t’anadollakut, / Do t’skuqet Lugina e Matit...”. kengë të tilla të lindura në trevën e Matit të shtojnë krenarinë kombëtarë dhe respektin dhe mirënjohjen për vlerat kulturore dhe historike të këtij rrethi dhë personalitetet që merren me mbledhjen dhe sistemimin e tyre, mes të cilëve mund të përmendim Hamdi Hysukën, Rakip Laskun, Aqif Ymerin, Esat Rukën, Mëhill Elezin, Ramiz Fiçorin e ndonjë tjetër. Tematika e tyre është e larmishme, por edhe përshkrimi i luftrave perms kengëve është dinitoze dhe heroike. Mati është një trevë e njohur në trojet shqiptare e dalluar për patriotizëm, kulturë, heroizëm, burrëri, besë dhe mikpritje etj, të cilat pasqyrohen gjallërisht në këngën historike të kësaj treve, megjithëse dokumentet historike dhe krijimtaria gojore pak gjendet e dokumentuar. Sidoqoftë krijimtaria gojore popullore ka mbetur e pashlyer në kujtesën e bartësve të saj.

Fillimet e këngës historike të Matit, Studiuesi i shquar Dilaver Kurti i kërkon edhe në epikën legjendare, prandaj nga kërkimt ndër vite ai ka regjistruar dy këngë që aso kohe këndoheshin në trevën e Matit. Ndonse kenga “Ibrahim Keta i ri” dhe “Arnaut Osmani” nuk janë të panjohura për ne, sepse këndohen edhe në treva të tjera, autori i sjell ato për të treguar se pikërisht këtu ze fill kënga historike. Thuajse në të gjithë trevën e rrethit të Matitit janë dëgjuar këngë legjendare të kënduara në dasma e gëzime familjare, sidomos ato majë krahu e rrallë të shoqëruara me lahutë, vegël muzikore tipike që përdorej në disa fshatra të Matit. Kështu janë kënduar edhe shumë këngë historike, të cilat përshkruajn luftën e matjanëve ndaj pushtuesi turk, atij serb dhe malazez, si dhe u ngre përmendore mjaft figurave historike të trevës së këtij rrethi, që vunë në plan të parë çështjen e lirisë së atdheut. Kënga “N’at Stamboll u ngef Hyrjeti” bën fjalë për operacionet turke të vitit 1911 dhe luftën e matjanëve, kundër masakrave që patën bërë taborret turke ndaj popullsisë vendase: “Ne kjo Matja luginë e vjetër, / Shumë e vrejtun qe ndër shekuj, / Kush ka dasht me t’shkallmu ty, / Si ky turku me Serbi. / Ti ke qanë gjithmonë krenare, / Ktu i huej nuk ka gzu fare, / N’fushë t’kamtrosës n’ato grika. / Komisionin e zu prita, / Se Kurt Aga kishte thane: / Në Gjalish a ven me zanë…”. Por edhe kengët kushtuar fuftës kundër pushtuesi serb dhe atij malazes, zënë një vend të rendësishëm në vepër. Aso kohe luftën e drejtonte Kuvendi i Dyzetëve, mbledhur në Suç të Burrelit rreth vitit 1911, i cili bëri të mundur mbrojtjen e Matit nga pushtimi shovinist: “Moj Serbi ked alë e madhe, / Ke zanë Shehrin e dibranëve, / Po t’vret mali i macukllanëve, / N’mal t’Macukullit ke Gjuri i Vashës, / Atje asht asqeri i Pashës, / Asqeri i Pashës krejt matjanëSheh Deliu po shon ezanë, / - S’na le Serbi me fal akshamë. / Kercet pushka ting e tang, / Ting e tang po bahet flake…”.

Në fshatin Bushkash, autori ka mbledhur një kengë që flet për luftën e matjanëve kundëe forcave të Esad Pashës, të cilat kishin msy Bushkashin në vitin 1915. Ja Kenga: “ Xhumoi Matja, xhumoi Trraja, / N’at Pëshkash u ngef nizaja, / Pal Berhani kishte thane: / - Tanë komitat t’çohen n’kamë, / Brahem Taren çat kruetan, / Me xhith shokë të xhallë me e zanë, / Mjaft i bajtëm kto çausha, / Pa nefer tuj lujt npër fusha…”. Të bie në sy mjeshtria e mbledhjes, shkrimit dhe paraqitjes reale të kengëve, siç i ka dëgjuar nga bardët e folklorit. Larmia kontrastuese por e ekuilibruar ndër vargje, duket edhe në mënyren e trajtimit të materialit poetik nga folkloristi, sepse diku zotëron rrëfimi epik, më tej përshkrimi i saktë i ngjarjeve që shpesh arrin nivelin e shembujve më të goditurit në këngën tonë popullore. Diku tjetër zotëron lirizmi i thellë, i hollë dhe i ëmbël që shpesh arrin një shkallë të lartë shprehje duke treguar mjeshtrinë e autorit të veprës, por shpesh edhe kënga ruan një linjë kronologjike, duke nisur nga lindja e heroit, deri në fundin e aktivitetit te tij. Sidoqoftë, këta ngjarje dhe njerëz mbeten të pavdekshëm në histori, prandaj edhe sot pas kaq shekujsh figura të tilla mbetën në kujtesë përmes këngëve të mbledhura nga studiuesi i paharruar Dilaver Kurti.

Një kapitull të vaçantë përbëjnë edhe këngët e dasmës në Mat, të cilat na vijnë nga pena e palodhur e Dilaver Kurtit plot larmi , me karakteristika të veçanta dhe tipike për trevën ku kanë lindur. Siç shihet nga material ii mbledhur nga Z. Kurti, këngët e dasmës në Mat janë të larmishme, plot kolorit dhe me tingëllim melodioz adhurues, kjo duket tek mënyra e trajtimit të materialit poetik. Sipas të dhënave që na sjell autori, shohim se diku zotëron rrëfimi poetik, në një tjetër përshkrimi i saktë dhe objektiv, në disa të tjera lirizmi i thellë që e çon këngën në një shkallë të lartë tingëllimi dhe ëmbëlsie. Nisur nga tradita, dasmën e hapin gratë dhe vajzat e fisit të dhëndrrit ditën që ndahen thirrësit, prandaj edhe shumë këngë dasme që autori na sjell në këtë vepër u kushtohen riteve tradicionale, që dikur zbatoheshin në dasmat tona, duke filluar nga hapja e dasmës deri në mbylljen e saj.

Në këtë konekst, studiuesi Dilaver kurti sjell para lexuesit një pasuri të pakrahasueshme folklorike, jo vetëm për Matin, por edhe për pasuritë folklorike kombëtare. Ja një kengë që flet për ritin e prerjes së druve për dasëm, qe autori e ka mbledhur në fshati Burgajet: “Çaf ka lulja çe qan me lot, / Drutë e saj po preten sojt, / N’dasht të qaj, n’dasht mos të qajë, / Unë prej nanës do ta daj! Çaf ka lulja çe qan me lot, / Drutë e saj po preten sojt, / N’dasht të qaj, n’dasht mos të qajë, / Unë prej babës do ta daj! Siç shihet, mjetet artistike në këto kengë janë të thjeshta, me figura stilistike rastësore, ato kuptohen mjaft qartë dhe janë tregues i nivelit kulturor të kësaj treve. Karakteri ritual i këngëve të dasmës matjane vazhdon me përgatitjen e mundshme të familjes dhe të afërmve për ditën e dasmes, prandaj edhe kengët pasqyroni këto pergatitje.

“Këto dasma t’shkofshi mare, o dhanërr – o, / Si larushku si merr gardhë, o dhanërr - o, / Këto dasma t’shkofshi mare, o dhanërr - o, / Posi gruni si bi n’arë, o dhanërr - o, / Do ta korrim pale e pale, o dhanërr - o, / Do ta shimë në lame me kale, o dhanërr - o, / Do ta shtimë nëpër hambarë, o dhanërr - o, / Do ta hamë me pashallarë, o dhanërr - o”. Janë të shumta këngët qe na sjell në kujtesë i mirënjohuri Dilaver Kurti, sepse në këtë libër zënë vend edhe këngë mergimi, vaje, kenët e dashurisë e deri tek prozat popullore, duke dhënë një material të pasur dhe një kudër të komletuar të pasurive folklorike të trevës së Matit, të cilat në shumë raste jan bërë objekt interpretimi nga këngëtarët më të njohur të kësaj krahine si Feride Kurti, Esat Ruka, Fatmira Likmeta, Drita Suçi, Nezir Neli, Tomë Gjergji, Ymer Toçi, Qamil Gjika, Avni Hoxha, Hysni Hysnelaj etj, të cilët i kanë dhënë jetë ndër dekada kengës popullore dhe folklorike Matjane.

Për vlerat e padiskutueshme që ka, libri i studiuesit të njohur Dilaver Kurti “Folklor nga Mati” është një manual folklorik me vlera të veçanta që pasuron traditën popullore dhe folklorike të Matit dhe hyn me dinjitet në radhën e veprave më të mira të traditës sonë folklorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat