Turqia na ka sunduar
Pesëqind vjet me shpatë,
E tani po na “ushqen”
Me filma çdo natë.
Në ekrane dhe mejhane,
Buçet kënga mesdhetare.
N’çdo qytet edhe fshat
Ngre xhamia me minare.
Vjen me qejf Baba Sulltan,
Të përuroj mu në Tiranë,
Xhaminë e Namazxhasë
Më të madhen në Ballkan.
Pastaj, nga Tirana n’Beograd,
Sjell “haberin” për një tjetër,
Rinovimin e Xhamisë Bajrakli
Me arkitekturë shumë të vjetër.
Për Xhaminë e Islam Agës
Në vazhdim sa nuk e thotë:
Te “Molla e Kuqe”, afër Nishit
Do të jetë kryevepra në botë!
Kur e pyetën Erdoganin:
Pse në kulturë jep miliona,
Tha:-Na duhen shqiptarët,
Për m’i ruajt’ traditat tona.