Pyetje serioze, jo mahi!

Kultura

Pyetje serioze, jo mahi!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 12 tetor 2024 Në ora: 10:58
Xhelal Hoxha

Një pyetje për disa njerëz të këtij lloji e soji, me shumë rëndësi:
Na tregoni, nëse doni, s’e a keni t’paktën njohuri;
ju lajkatarë, spiuj, rrenacakë, dallkaukë, dilingji e smirëzi;

se a keni mendue hiq, se mbas gjithë këtyre të këqijave, që keni bërë:
se ku keni vendos, që ta bëni vdekjen-prehjen në fund të jetës tuaj?
Se n’cilin vend do të përfundoni:

n’Serbi, apo në ndonjë shtet fqi?!
Por jo, jo kurrë, në asnjë mënyrë, nuk do të besojmë këtë assesi!
Pandaj ju të pa fytyrë që jeni faqezi;

S’do të duhej t’ ju lejohej apsolut, këtu të mbeteni në këtë tokë kurrsesi;
Nuk do duhej që ju të tillët, që të varroseni dhe eshtrat këtu t’i leni në këtë vend;
Dardano, Arbror, në Kosovë, ose n’Shqipëri?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat