Fatime Hetemi shembull i trimërisë, disiplinës ushtarake dhe i vetë sakrificës

Kultura

Fatime Hetemi shembull i trimërisë, disiplinës ushtarake dhe i vetë sakrificës

Nga: Xhavit Çitaku Më: 13 tetor 2024 Në ora: 16:23
Kopertina

Hamit Gurguri me punën e tij krijuese ka bërë emër në krijimtarin letrare. Librat e tij të botuar në zhanre të ndryshme po pelqehen nga lexuesit, ndërsa në kritikën letrare po vlerësohen me notë të lartë niveli artistik dhe përmbajtja e temave të shjelluara aq bukur. Me një fjalë, z. Gurguri me aktivitetin e tij përmbajtësor jo vetëm si krijues, por edhe përkthyes profesional është një personalitet shumë i respektuar jo vetëm nga mërgata shqiptare, por edhe nga autoritet suedeze dhe miqë e koleg të këtij shteti skandinav, si dhe në Kosovë, Shqipëri, Iliridë dhe në trojet tjera etnike shqiptare.

Njohës i mirë i tradicionalizmit, historisë dhe folklorit shqiptar

Hamit Gurguri është një shembull goxha i veçantë në letrat shqipe që për një periudhë jo aq të gjatë  ka arritur të shkruaj mbi 60 libra të zhanreve të ndryshme. Në librat e këtij autor të vyeshëm në qendër të vëmendjes, në të shumtën e rasteve, është femra shqiptare si një strumbullar, si një shtyllë që ruajti me sukses traditën shqiptare, qe edukoj breza të tërë patriotesh, që edhe sot në mërgim luan një rol të pazëvendësueshëm në mbajtjen e ritmit dhe të dijës, të kulturës dhe historisë shqiptare. Gurguri është njohës i mirë i tradicionalizmit, historisë dhe folklorit shqiptar dhe shi për këtë ai në këtë rrafsh shumë bukur paraqitet me një gjuhë të pasur e të kapshme për lexuesin. Çdo vepër e tij është e shkruar në atë formë, në atë përmbajtje dhe në atë stil sa që lexuesi e ka vështirë që të ndalet së lexuari  deri në përfundimin e librit. Hamit Gërguri  ka botuar libra edhe në gjuhën suedeze dhe librat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, ndërsa shquhet për përkthimin e librave nga gjuha suedeze në atë shqipe dhe anasjelltas. Ky autor shqiptar është edhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë.

Familja Hetemi në vazhdimësi kanë kundërshtuar nënshtrimin e pushtimin serb

Krijuesi Hamit Gurguri këto ditë para lexuesve doli edhe me një libër interesant, të kapshëm e shumë joshës. Edhe në këtë roman, i titulluar “Fatimja përkrah”, autori shpreh njohurit e tij të thella me tradicionalizmin shqiptar, ndërkaq protagoniste kryesore e kësaj vepre është femra, por e shtjelluar me një ngjyrë tjetër artistike se sa herave të tjera, por ka risi edhe në formë dhe në përmbajtje. Në fillim të këtij libri autori pasqyron me një mjeshtri të rrallë gjithëçka  që ka ndodhur nën thundrën pushtuese serbe, por edhe luftërat e betejat e zhvilluara të vendasve në Shalën e Bajgorës me të vetmin qëllim për të mbijetuar në trojet etnike shqiptare. Ai aq mirë përshkruan jetën që zhvillohet në familje, në fshat në atë krahinë, ndejen në oda, dashurinë me të afërmit , rolin e femrës që përkrah burrave mbajtën gjallë atdhedashurinë që u përcjellë brez pas brezi.

Familja e Zeqir dhe Hanife Hetemi para lufte kishin një standard mesatar jetese, mirëpo, bishat e egra karpatiane nuk e linin rehat për shkak se të parët e saj në vazhdimësi kanë kundërshtuar nënshtrimin e pushtimin  serb. Për më tepër kjo familje ishte në shenjëstër të pushtuesve edhe për shkakun se Zeqiri më përpara kishte punuar mësues  në shkollën e Bistricës. Në një aksion të furishëm policor kjo familje u bastis kinse për të gjetur armë, mirëpo, djali i Zeqirit, Behxheti, që akoma ishte duke fjetur, u zgjua shpejt dhe u përlesh me ta duke i goditur me sa fuqi që kishte, derisa atyre iu erdhi përforci mi. Pas aksioni të vrazhdë Zeqirin dhe Behxhetin i prangosën i dërguan në lokalet e policisë në Leposaviq, dule i rrahur e maltretuar pameshirshëm.  Edhe Fatimja bija e Zeqirit e frymëzuar nga patriotizmi familjar, pastaj nga trimat e njohur të kësaj ane si Isa Boletini, Kadri Bistrica e shumë të tjerë, qysh në bankat e shkollës fillore dëshmoi se një ditë ajo do të lë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të Kosovës.Në të vërtetë Fatimja së bashku me shokët dhe shoqet e saj dogjën foton e Vuk Karagjiqit, emrin e të cilit e mbante shkolla. Urrejtja ndaj gjakpirësve karpatian  Fatimës iu shtua sidomos pas masakres së Likoshanit, e cila në shenjë të dhimbjes së madhe që ndjeu babait të saj i kishte thënë se a nuk u kënaqen këto bisha me vrasjen e mësiesit Halit Geci , por tash masakruan edhe 24 civil shqiptar. Në veçanti lufta në Prekazin legjendar dhe masakra ndaj popullatës civile në lagjën Jasharaj, Fatime Hetemit i dhanë forcë, vullnet e dëshirë për t’iu bashkuar UÇK, e cila duke parë filmimet trishtuese në TV ishte shprehur : “Ishalla ne arrijmë një vdekje të tillë ngjashëm me Jasharajt, kishte folur me mllef kjo bijë e fisit shalian.

Fatimja u bë 21 vjeçare dhe ajo tashmë kishte vendosur që t’i bashkohet radhëve të UÇK- së. Prindërit e mbështetën dhe u bënë krenar që bija e tyre së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë, po hedh një gur të çmueshëm në murin e gjatë të çlirimit nga pushtuesi karpatian.  

Fatime Hetemi kishte deklaruar se për dashuri jep çdo gjë, ndërsa për atdhe edhe dashurinë

Vetë titulli i librit “Fatimja përkrah” ka një domethënie simbolike, por që në të vëtetë është i një rëndësie të veçantë, sepse shpërfaq emra të veçantë, me kontibute të jashtëzakonshme dhe sakrificën për liri e pavarësi të Kosovës. Pra, Fatime Hetemi, pos tjerash, ishte përkrah luftetarës me namë Xhevë Lladrovcit, ndërsa komandant kishte të madhin, të papërseritshmin Fehmi Lladrovcin. Fatimja fort ishte e dashuruar në uniformë  dhe shpeshherë i prekte  me duar për ta bindur vetveten se ajo tashmë ishte bërë një ushtare e guximshme. Ajo nuk mendonte për jetën, por në fokus kishte realizimin e idealit gjithëpopullor për t’u çlirua nga pushtuesi shekullor barbar serb. Fatimja përkrah Xheveës po kalonin kryq e tërthor tërë Drenicën, ndërsa në aksione luftarake ajo kurrë nuk iu nda as Komandant Shkabës, Fehmi Lladrovcit. Me një fjalë, ajo u bë një  luftëtare e zonja, emri i së cilës ishte bërë i përveçëm jo vetëm në Brigadën e saj por edhe më gjerë. Pra, ajo tashmë ishte Ylli i tretë në këtë formacion ushtarak. Xheva e Fatimja  ishin hijeshia e Brigades 114 të Zonës Operative të Drenicës, thekson autori në këtë libër, të cilat kurrë nuk hezitonin për të kryer me sukses urdhërat që u jepeshin dhe kësisoj ishin dhe mbetën  shembull  i trimërisë, rendit, disiplinës ushtarake dhe i vetë sakrificës. Kjo heroinë e historisë më të re të Kosovës kishte vetëm një brengë se athua do të kthehen të gjallë të tre vëllzëritë e saj që kishin shkuar për të marrë armë në Tropojë, armë këto që aq shumë iu nevojitëshin  luftëtarëve të lirisë

Autori me një stil të persosur, me një mjeshtri të një krijuesi të mirëfilltë, me një gjuhë të pasur dhe artistike pasqyron  veprën sublime dhe sakrificën e kësaj femre shqiptare, por edhe të luftëtarëve të tjerë, e cila në rininë e saj të hershme, në moshën 21 vjeçare,  për lirinë e Kosovës lagu me gjak tokën e stërgjyshërve tanë.  Ajo kishte deklaruar se për dashuri jep çdo gjë, ndërsa për atdhe edhe dashurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat