Qeni ynë faqezi,
n’torisht ujkun e ka shti!
Ndërton faltore për shpërim,
fabrikë n’Serbi për armatim!
Grekëve, turqve s’ju bëhet vonë,
ndalojnë gjuhën n’faltore tonë!
Vjen turku n’xhami predikon,
fabrikë dronave n’Serbi ndërton!
Jo s’na duhet ndihmë vëllazërore,
me na i nda tokën arbërore!
Gjuha jonë le të jehon,
n’faltore tona le të lulzon!
Gjuha jonë n’faltore t’jehojë,
armiqtë tanë le t’i ndëshkoj!