Armiqtë tanë le t’i ndëshkojë

Kultura

Armiqtë tanë le t’i ndëshkojë

Nga: Sami Arifi Më: 14 tetor 2024 Në ora: 08:55
Sami Arifi

Qeni ynë faqezi,

n’torisht ujkun e ka shti!

Ndërton faltore për shpërim,

fabrikë n’Serbi për armatim!

Grekëve, turqve s’ju bëhet vonë,

ndalojnë gjuhën n’faltore tonë!

Vjen turku n’xhami predikon,

fabrikë dronave n’Serbi ndërton!

Jo s’na duhet ndihmë vëllazërore,

me na i nda tokën arbërore!

Gjuha jonë le të jehon,

n’faltore tona le të lulzon!

Gjuha jonë n’faltore t’jehojë,

armiqtë tanë le t’i ndëshkoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat