Revista letrare - Stili ‘97

Kultura

Revista letrare - Stili ‘97

Nga: Kalosh Çeliku Më: 14 tetor 2024 Në ora: 14:48
Kalosh Çeliku

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Shkup që nga viti 1997 filloi me botimin e revistës letrare STILI ‘97, të menduar dhe realizuar si tribunë e shkrimtarëve shqiptar, por edhe të krijuesve dhe artistëve në përgjithësi.

Numri i parë i revistës letrare nisi me portretin në ballinë dhe përkushtimin për Naim Frashërin, për të vazhdur me poetin dhe patriiotin e letersisë shqipe për fëmijë, Mehmedali Hoxha.

Hap, që, do të hapi shteg edhe për Rilindasit dhe prsomalitet e letërsisë shqipe me numërat e radhës të revistës letrare: Lasgush Poradeci,, Gjergj Fishta, Sadudin Gjura, Fan S. Noli, Anton Pashku, Flora Brovina, Mirko Gashi, Fadil Bekteshi, Abdylazis Islami, Frederik Rreshpja, Pano Taci, Gani Xhafolli etj Dhe, numrit më të ri 61 2024, përkushtuar poetes, profesoreshës dhe studiueses të Universitetit të Tetovës. Autores, të studimit letrar, dhe Librit: POLICIA LETRARE, Flora Sela – Kastrati, Anëtartes të Lidhjes të Shrimtarëve Shqptar në Maqedoninë e Veriut, në Shkup.

STILI ‘97 në koncepcionin e vet inkoporon letërsinë, kulturën dhe artin, me përcjellejn e rregullt të aktiviteteve të LSHSHM -së, përmes krijimtarisë, recensioneve, vështrimeve, tregimeve e të ngjashme.

STILI ‘97, që këto ditë doli edhe numëri me i ri i revistës letrare: STILI 97 nr. 61 2024, prëkushtuar poetes, studiueses dhe profesoreshës, të Universitetit të Tetovës, prof. Dr. Flora Sela – Kastrati. Autore, e disa librave me poezi, studime shkencore dhe letrare. Ligjrëuese në disa Universitete, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Paris dhe nëpër Botë E përkëthyer edhe në disa gjuhë botërore. Profesoreshë, që i qëndroi deri në vdekje besnike Universitetit të Tetoës. Dhe, i njohu rrjedhshëm, edhe disa gjuhë botërore.

STILI ’97 në radhë të parë është revistë për letërsi dhe në të mes faqeve, në periudhën e ardhshme, vend qëndror do t’u jepet këtyre përmbajtjeve: kontribute tematike, prezentimi i botimeve (libra, revista, gazeta etj.), Prezentimin e letërsisë shqipe dhe botërore. Informimin me rrjedhat bashkëkohore tek ne dhe në botë, me thekës të veçantë në risitë, kreavitetin dhe aktualen. Revista STILI ‘97 përherë do të jetë e hapur edhe për tema filozofike, si dhe për artin, filmin, teatrin etj. Përmes teksteve eseistike dhe kritikave e shënimeve përkatëse.

Numri më, ri i revistës letrare STIL ’97 nr. 61, 2024 me ndihmën materriale edhe të Minisstrisë Kulturës në Republikën e Maqednisë Veriut, i përkushtohet poetes, studiueses, dhe profesoreshës Flora Sela – Kastrati. Revistë letrare, e cila do ta mbajë ende gjallë përjtej Ditës Nesërme në, botën letrare dhe shkencore. E ka strehuar krijuese të pavdeskhme bibliotekave te ne ,dhe nëpër Botë.

Shënime biografike për Poeten dhe studiusen

prof. Dr. Flora Sela – Kastrati lindi në Strugë më 6 gusht 1961. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendëlindje. Studimet Filozofi - Sociologji në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik.

Në Universitetin e Zagrebit (Kroaci), me sukses e mbrojti temën e magjistraturës “Pikëpamjet e Korshit mbi historinë” dhe fitoi titullin Magjistër e shkencave shoqërore - humanitare nga filozofia bashkëkohore. Gjatë vitit akademik 2000 – 2001, ka kryer specializim në Institutin Ndërkombëtar për administratë publike në Paris (Francë), në lëminë e administratës publike dhe diplomacisë.

Në vitin 2007 e mbrojti tezën e doktoraturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Institutin për kërkime Sociologjike Politike e Juridike, në temën: Zhvillimi i demokracisë lokale dhe bashkëpunimit ndërkufitar sipas standardeve të Këshillit të Evropës. Flora Sela - Kastrati e zotëron rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën frënge, ndërsa në periudhën prej vitit 1982 – 1992 ka punuar si asistente, e më vonë si ligjëruese në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës (Kosovë).

viti 1994 – 1997, Flora Sela - Kastrati ka punuar si mësimdhënëse e filozofisë në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Pedagogjik. Në vitin 1999 – 2005 ka punuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Shkup, në pozitën e Shefit të kabinetit dhe ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, dhe ka qenë përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Komitetin e përhershëm për demokraci lokale dhe rajonale si dhe përfaqësuese në Paktin për Stabilitet në kuadër të tryezës së parë të rrumbullakët: Demokracia dhe të drejtat e njeriut.

Flora Sela - Kastrati ka publikuar libra artistik letrar. Artikuj të ndryshëm shkencorë nga fusha e filozofisë, Sociologjisë, Etnokulturës, për të mos përmendur numrin e panumërt të botimeve mbi Barazinë Gjinore, si dhe një numër të punimeve të ndryshme, që prekin tema aktuale si dhe ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare duke patur paraqitje rreth temave që lidhen me demokracinë dhe reformat e pushtetit lokal.

Përveç botimeve shkencore, ka botuar edhe tre libra me poezi në gjuhën shqipe dhe frënge: Entre l`amitie et l`amour e përkthyer edhe ne gjuhen shqipe (2003), Heu po më çmend ky infuzion (2007),Vazhdoj ta kërkoj të Nesërmen (2009), Borë, në, mars (publicistikë letrare, 2011), Burrë e kam Liqenin (2012), dhe Policia letrare (studim, 2019).

Vitet e fundit punoi si mësimdhënëse e lëndëve filozofike dhe sociologjike në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Filozofik, dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Papritmas, iku nga një sëmundje e rëndë në vitin 2018...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat